Infokusi siguron edhe dëshmi, për herë të parë pas luftës ZERO prodhim nga KEK-u

Autori: Gazeta inFokus
14:21 | 20 June 2025
Gazeta Infokus sot raportoi ekskluzivisht se Korporata Energjetike e Kosovës, KEK-u, ka nominuar zero megavat energji elektrike të prodhuar për shërbim te konsumatorëve. Për këtë tashmë Infokusi ka siguruar edhe fakte.
LEXO EDHE: Skandal i paparë: Bien të gjitha blloqet, aktualisht zero prodhim të energjisë elektrike nga KEK-u
Ky dokument që po shihni është i KEK-ut dhe shihet qartë se e ka njoftuar distribucionin KEDS/KESCO-n dhe akterët tjerë se për 24 orët e ardhshme nuk ofron as edhe një megavat energji elektrike për shërbim te konsumatorët.
Alarmi tashmë është ngritur edhe nga kompania e distribucionit, derisa KEK-u nuk ka njoftuar akoma se a kanë rënë edhe Blloku B1 i cili ka kapacitet prej 260 megavatë orë energji elektrike.
KEK-u ka njoftuar se është duke e rikthyer Bllokun A3 të Kosovës A, i cili kishte dalë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar, por nuk dihet nëse e ka në prodhim edhe Bllokun A5.
Ajo që dihet është vetëm se në remont është njësia B2 e Kosovës B dhe njësia A4 e Kosovës A.
Paradoksale duket edhe fakti që KEK nuk ka siguruar as energji elektrike nga KESH, Korporata Energjetike Shqiptare, me të cilën ka marrëveshje për shkëmbim të energjisë elektrike 1 me 1 kur ndodhen në situata të tilla krize dhe kur bien termocentralet në mënyrë të paplanifikuar.
Kjo situatë, me zero prodhim të energjisë elektrike nga Termocentralet ndodh për herë të parë në 25 vite pas luftës. Ekspertë të fushës që kanë punuar për dekada në KEK, të kontaktuar nga Infokusi, kanë pohuar se një situatë e tillë nuk e mbajnë mend të këtë ndodhur ndonjëherë, të paktën jo në këto 25 vitet e pasluftës.
“Ka pasur defekte të përkohshme, mirëmbajtje apo ndërprerje të një ose edhe dy tre blloqeve, por kurrë në histori nuk ka ndodhur që të jenë jashtë funksionit të gjitha njësitë prodhuese të Termocentraleve, në të njëjtën kohë”, – thekson një inxhinier i lartë, ish-menaxher teknik në KEK.
Kjo gjendje nuk është rastësi, por rezultat i një degradimi të vazhdueshëm institucional dhe menaxherial. Gjatë katër viteve të fundit, KEK-u është përfshirë në skandale të shumta, dështime teknike dhe rrënim të besueshmërisë publike.
KESCO konfirmoi raportimin e Infokus, kërkon kursim të energjisë
Raportimin e Infokusit e ka konfirmuar edhe kompania e distribuimit, KESCO.
Kompania KESCO përmes një njoftimi për media, ka bërë me dije se mund të ndodhë që nesër dhe në ditët në vijim e gjithë energjia elektrike që shpenzohet nga qytetarët duhet të importohet.
Në njoftimin për media, KESCO thekson se po ndërmerr masa të vazhdueshme për të garantuar furnizimin me energji elektrike, përkundër sfidave të mëdha logjistike dhe çmimeve të larta në tregun ndërkombëtar.
“Për shkak të prodhimit vendor të pamjaftueshëm, rrezikojmë që e gjithë energjia për konsumatorët në Kosovë të vijë nga importi. Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale për të garantuar qëndrueshmëri në furnizim, edhe pse kjo nënkupton sfida të mëdha teknike dhe financiare”, thuhet në reagimin e kompanisë.
Për të zbutur ndikimin e kësaj situate, KESCO u bën thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike.
“Çdo kursim është i rëndësishëm. Duke përdorur energjinë në mënyrë më të kujdesshme, ndihmojmë në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit dhe në uljen e kostos së përgjithshme, e cila përndryshe do të bie mbi të gjithë ne”, thuhet më tej në njoftim.

Të tjera
-
Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e NATO’s me mbështetjen e SHBA-ve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është t...
-
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vizitojnë Shqipërinë
Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar g...
-
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për ...
-
OKB raporton të shtëna me armë zjarri pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhias
Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka raportuar për të shtëna me armë...
-
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka d...
-
Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lid...
-
Ulur këmbëkryq, mbahet “Kuvendi i burrave” në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e shtatë,...
-
Shefi i NATO-s nesër në SHBA, pritet takim me Trumpin dhe zyrtarë të tjerë
Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Don...
-
Aksidenti në Ferizaj shndërrohet në rast penal, Policia zbulon armë në veturën pa targa
Një aksident trafiku në fshatin Burrnik të Ferizajt ka çuar në një zbulim të ...
-
Pritje deri në një orë te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë
Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Po...
-
Grenell e demanton Vjosa Osmanin: Turp për ty, manipulove fjalët e Donald Trump
Emisari Amerikan, Richard Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Dona...
-
Mërgimtarët po presin 40 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Mërgimtarët veçse ia kanë mësyrë Kosovës, e kështu po krijohen edhe pritje në...