KESCO konfirmon raportimin e Infokusit: Kosova nesër rrezikon të mbetet pa prodhim vendor të energjisë, e gjithë rryma vetëm nga importi
Autori: Gazeta inFokus
12:34 | 20 June 2025
Gazeta Infokus sot raportoi ekskluzivisht se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), aktualisht është në kolaps të plotë sa i përket prodhimit të energjisë elektrike.
E në lidhje me këtë kanë reaguar edhe nga Kompania furnizuese me energji elektrike (KESCO) të cilët kanë konfirmuar se nuk ka prodhim dhe se nesër Kosova rrezikon që të mbulojë të gjitha nevojat vetëm përmes importit , shkruan Gazeta Infokus.
Sipas KESCO-s, në skenarin më ekstrem, e gjithë sasia e energjisë elektrike që konsumojnë qytetarët e vendit do të duhet të sigurohet përmes importit, një skenar që paraqet rrezik të lartë për stabilitetin energjetik dhe për barrën financiare ndaj konsumatorëve.
“KESCO njofton se është informuar për një mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim. Në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit.”
“Pavarësisht sfidave logjistike të mëdha dhe çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare, ne jemi duke bërë përpjekje maksimale për të siguruar furnizimin e nevojshëm. Por importimi i një sasie kaq të madhe energjie është një sfidë serioze – si nga aspekti teknik, ashtu edhe financiar,” thuhet në njoftimin e KESCO-s.
Duke pasur parasysh këtë gjendje alarmante kompania u bën thirrje urgjente të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që të jetë e mundur, për të shmangur ndërprerjet dhe për të ndihmuar në ruajtjen e sistemit energjetik.
“Çdo kilovat-orë i kursyer ndihmon drejtpërdrejt në ruajtjen e stabilitetit dhe në uljen e kostos që përndryshe do ta paguajmë të gjithë,” thuhet në thirrjen publike të KESCO-s./Gazeta Infokus
Skandal i paparë: Bien të gjitha blloqet, aktualisht zero prodhim të energjisë elektrike nga KEK-u

T� tjera
-
Bastiset shtepia e një të dyshuari, konfiskohen narkọtikë, ạrmë dhe municiọn
Policia e Kosoves, konkretisht hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafi...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë: Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë
Në Tiranë po mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre...
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike mund të lëviz për 0.2 %, “çmimet e larta të ushqimit rrezik i rëndësishëm”
Grupi i Bankës Botërore, ka publikuar raportin e Rregullt Ekonomik për Ballka...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, reagon ambasada gjermane: Të mbrohen gratë në rrezik
Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vra...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, të mërkurën nga ora 16:00 protestë në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...
-
Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ca...
-
Zgjedhjet lokale, presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike, për t’u kon...
-
Imami i fshatit thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri
Imami i fshatit Radac të Pejës ka bërë thirrje të ndalet vrasja e grave në Ko...
-
EULEX dënon ngjarjen në Vitomiricë, po e monitoron nga afër rastin
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka dënuar...
-
Djali i Arlindës shoqërohet për vizitë te tezet dhe dajtë – në shtëpinë ku jetoi me nënën e tij
Djali i Arlinda Zekajt është dërguar për vizitë te tezet dhe dajtë, në shtëpi...
-
U kapën me mbi një kilogram marih*uanë në Bibaj, prokuroria kërkon paraburgim për dy persona në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,...
-
Haxhiu në Shkup: Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk pret nd...






























