Fokus

Bie sërish blloku A3, KEK-u deklaron se po prodhon 400 mw energji përmes vetëm dy blloqeve

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 24 June 2025

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se është duke përmbushur 80% të kërkesa të konsumit për energji elektrike.

Në këtë njoftim KEK ka thënë se këtë po e bën vetëm përmes dy blloqeve të cilat janë aktualisht në prodhim, e që është blloku A5 dhe B1.

Pas 4 ditësh duket se ka rënë sërish blloku A3 për të cilin me datën 20 u konfirmua se ishte kthyer me sukses në operim.

-Advertisement-

Njoftim i datës 20 qershor

E që blloku A3 ka qenë në funksion dje për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i KEK-ut, Skender Buçolli.

“Aktualisht në funksion janë njësia A5, A3 dhe B1. A5 është duke u rritur prodhimi gradualisht sepse këtë nuk e mbërrin menjëherë kapacitetin. Momentalisht e ka kaluar 50 megavat mirëpo vjen duke u rrit për çdo orë kapaciteti. Por është duke u prodhuar energji elektrike diku prej 110 deri në 130 me dy njësitë e A-së dhe B-ja 260”, kishte deklaruar ai dje.

Ndërsa në njoftimin e sotëm pavarësisht se thuhet se janë duke u mbuluar mbi 80% e kërkesës kjo po bëhet pa bllokun A3.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) aktualisht është duke prodhuar rreth 400 MË/h energji elektrike përmes dy njësive gjeneruese – B1 dhe A5. Në total, prodhimi ditor i KEK-ut është 8208 MËh, nga 9856 MËh sa është kërkesa e deklaruar nga KESCO për Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), që do të thotë se KEK po mbulon rreth 83% të kësaj kërkese. Duhet theksuar se në Termocentralin “Kosova B” – në njësinë B2, është duke u zbatuar një projekt kapital për rehabilitimin e turbinave, në vlerë mbi 56 milionë euro, që përfaqëson investimin më të madh në këtë termocentral në mbi 40 vite”, thuhet në njoftim.

Derisa KEK nuk e ka cekur fare bllokun A3 duke thënë se janë duke punuar për të rikthyer në operim “një njësi tjetër në Termocentralin “Kosova A”.

“Ndërkohë, ekipet profesionale të KEK-ut janë duke punuar pa ndërprerje për të rikthyer në operim edhe një njësi tjetër në Termocentralin “Kosova A”, gjatë ditëve në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet në njoftim.

Dje në një konferencë për media, Artane Rizvanolli nuk ishte përgjigjur në pyetjet e gazetarëve kur kishin pyetur se sa energji elektrike është duke u importuar duke thënë se kjo ishte përgjegjësi e KESCO-s dhe jo e ministrisë./Gazeta Infokus

Njoftimi i plotë ku KEK-u sqaron edhe tymin e zi në bllokun A5:

Infokusi siguron edhe dëshmi, për herë të parë pas luftës ZERO prodhim nga KEK-u

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy