Borrell mirëpret qëndrimin e Vuçiqit për propozimin e BE-së
Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 24 January 2023
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka mirëpritur qëndrimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të datës 23 janar, rreth propozimit evropian, i cili parasheh rrugën përpara në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq në Bruksel.
Borrell i është referuar deklarimit të Vuçiqit para kombit, në të cilin ka thënë se diplomatët e huaj i kanë treguar që nëse ai nuk e pranon planin e BE-së, Serbia do të përballet me bllokim në integrim evropian, ndalim të investimeve dhe masat gjithëpërfshirëse, në kuptimin politik dhe ekonomik.
Presidenti serb ka thënë, po ashtu, se ky plan i BE-së, që mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara është kornizë e re negociuese për Serbinë.
Propozimi i BE-së, i njohur në publik edhe si plani franko-gjerman, u është dorëzuar palëve në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.
Radio Evropa ka pasur qasje në një version të tij, ku nuk përmendet njohja reciproke mes dy vendeve, por përkushtimi i tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Sipas BE-së, Borell ka kërkuar sërish që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive te propozimi i BE-së.
“Ai (Daçiq) u informua në mënyrë pozitive për paraqitjen publike të presidentit Vuçiq për këtë çështje gjatë ditës së djeshme. Përfaqësuesi i lartë më tej nënvizoi rëndësinë që të dyja palët të implementojnë në tërësi të gjitha obligimet e mbetura nga dialogu, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe“, është thënë mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga blloku evropian.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
Borrell është thënë te ketë biseduar me shefin e diplomacisë serbe edhe për rëndësinë e përshtatjes së politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, pas luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë.
Daçiq, në anën tjetër, është cituar të ketë thënë se qëndrimet e Serbisë rreth kësaj çështjeje kanë të bëjnë me interesat e Serbisë dhe mbështetjen e Rusisë në Kombet e Bashkuara sa i përket Kosovës.
“Unë përsërita se nuk është fjala për gjykim vlerash kur është fjala për atë që ndodh në Ukrainë, për raportet mes Rusisë dhe Ukrainës, por është fjala për reflektimin që ka kjo çështje në integritetin dhe sovranitetin tonë territorial dhe pozitës sonë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, më saktësisht raporteve tona me vendet që mbështesin qëndrimin tonë kur është fjala për Kosovën në OKB. Mes tjerash një prej këtyre shteteve është Rusia“, është cituar të ketë thënë Daçiq në Bruksel.
Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar./REL
Të tjera
-
Kodi i ri doganor e akcizave hyn në fuqi më 26 maj, ja cilat janë ndryshimet
Pas shpalljes në gazetën zyrtare, Kodi Doganor dhe i Akcizave do të hyjë në f...
-
Haradinaj në Shqiponjë: Dëshmorët udhërrëfyes për hyrjen e Kosovës në NATO
Fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë...
-
Politikani serb padit vendin e tij për krimẹt e kryera në Kosovë
Kryetari i Lëvizjes Qytetare në Serbi “Odgovor”, Boban Bogdanoviç, ka nisur n...
-
Ministri i jashtëm i Shqipërisë në KiE: Kosova të përmbushë zotimet, Kie ta korrigjojë gabimin
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, shfrytëzoi fjalën e tij në sesi...
-
Gërvalla: Pas mbledhjes së sotme në KiE oferta e Kosovës e humbi relevancën
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se oferta e djeshme ...
-
Zv. ambasadori i SHBA-së në OKB: Rezoluta për Srebrenicën është sinjal për gjitha kombet që e përjetuan gjenocidin
Zëvendës ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara Robert Ëood tha se rezolu...
-
Vuçiqi e pret Dodikun në zyrën e tij në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot në Beograd presidentin ...
-
Zëdhënësi i BE-së: Draft-statuti për Asociacionin nuk dihet a përputhet me Marrëveshjet 2013-2015
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka komentuar draft-statutin e Ko...
-
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës
Kryesuesja e deritashme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Do...
-
Presidentja Osmani reagon e para: Do të hyjmë në KiE, është çështje kohe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Komitetin e Minis...
-
Shkëlqim Devolli vazhdon takimet në Kongres: Bashkëpunimi ekonomik rrit miqësinë Kosovë – SHBA
Kongresisti demokrat nga California, Jimmy Panetta, si dhe kongresistët repub...
-
Kurti i uron miqtë norvegjezë për ditën e kushtetutës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Norvegjinë me rastin e Ditës s...