Lajme

Bordi i AKP-së nxjerrë në shitje 32 asete të ndërmarrjeve shoqërore

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 31 August 2022

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Gjatë kësaj mbledhje Bordi miratoi listën e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim për vendosje në tender publik përmes shitjes nr. 59, e cila ka gjithsej 32 asete. Gjithashtu, shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e shitjes me tender publik për valën SHAL 57 dhe tenderit publik për disa asete të luajtshme të ndërmarrjeve shoqërore.

Bordi shqyrtoi edhe planin dinamik të punës së Komisionit të Banesave dhe si rezultat i intensifikimit të punës së Komisionit për shitjen e Banesave u miratuan raportet e shitjeve për 30 banesa. Bordi miratoi raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të listave të punëtoreve për 20% të katër ndërmarrjeve shoqërore. Në këtë takim Bordi shqyrtoi dhe aprovoi Raportin e Komisionit për Vlerësimin e performancës së menaxhmentit të AKP-së për periudhën gusht-dhjetor 2022.

-Advertisement-

Gjatë kësaj mbledhje Bordi pranoi Raportin me kërkesat e komunave për tërheqje të aseteve nga shitja sipas propozimeve të tyre për interes publik. Bordi diskutoi raportin mujor për ndërmarrjen shoqërore “Brezovica” , e cila është nën administrimin e AKP-së.

Poashtu, Bordi i Drejtorëve i AKP-së shqyrtoi dhe miratoi edhe disa Rregullore të punës, përfshirë Rregulloren për qiradhënien e aseteve te NSH-ve dhe Rregulloren për përgjegjësitë e Bordit të Përkohshëm dhe Drejtorit Menaxhues të Ndërmarrjes Shoqërore “Inex Sharr Planina”, Brezovicë. Në vijim Bordi shqyrtoi dhe aprovoi Raportin gjashtëmujor për këtë vit mbi aktivitetet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi edhe kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për pëlqim/konfirmim për mos pengim të zhvillimit të projektit në objektin e FFK-së.

Më tutje Bordi miratoi raportet e shpërndarjes për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore GJI097 NSh “N.T.Sh. Tregtia” dhe PRN078 Kombinati i Pambukut “YUMCO”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera