“Boll kemi heshtë”, nxënësit me protestë kërkojnë cilësi në arsim
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 19 April 2022
Disa nxënës sot kanë marshuar në Prishtinë me kërkesë për rritje të cilësisë në arsim dhe për kthim të vëmendjes së institucioneve në këtë sektor.
Në marshin e organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK), që u udhëhoq nga motoja kryesore “S’po shkohet në shkollë”, u mbajtën edhe pankarta me ankesa për mungesë të mirëqenies nëpër shkolla, për librat e vjetruar dhe për mosbarazinë.
“Nuk kemi dritë, ajër të mjaftueshëm’, s’kemi siguri në klasë, oborr dhe rrugë. Në shkollë s’kemi as psikologë, as shkollë emergjente, as kuti të emergjencës, s’kemi kabinete për praktikë, as salla të edukatës fizike. Në vend të krejt këtyre kemi substanca narkotike dhe duhan. S’po shkohet në shkollë. Në shkollë s’kemi as libra, hala mësojmë përmes diktimit edhe skriptës, s’po shkohet në shkollë se ato libra që janë kanë gabime dhe janë të vjetra. Librat diskriminojnë gratë dhe kategori të tjera të margjinalizuara. S’po shkohet në shkollë, se shkolla është e mërzitshme”, u tha në një fjalim të nxënësve para Teatrit Kombëtar.
Nxënësit kërkuan zbatim të ligjeve, siguri në arsim, mbrojtje, mirëqenie dhe barazi, derisa thanë se shkolla po iu ngjan me sistem diktature. /Gazeta Express/
Të tjera
-
Jakup Krasniqin e viziton për herë të parë mbesa e tij, Gresa: Qeshi, qau e fjeti në krahët e gjyshit
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, sot është vizituar për herë të parë n...
-
Rrëmbeu një 19 vjeçare në Fushë Kosovë, arrestohet një person në Ferizaj
Një person në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se ka rrëmbyer një person ...
-
Marrëveshja për dinarin, Gërvalla: Serbia bërtet dhe po i vonon gjërat
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaspor...
-
Komuna ndau 110 mijë euro për motrën e saj, Ujkani: Janë për operacionin e radhës, Elza përballet me rreziqe serioze për shëndetin
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendo...
-
Haxhiu: Forcimi i drejtësisë, avancim për ngritjen e vetëdijes për të drejtat e grave dhe kundër dhu*nës në baza gjinore
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në Kuvendin e 21-të t...
-
Monitorim edhe me helikopterë për protestën e paralajmëruar në Jarinjë nga Serbia
Pas paralajmërimit për protestë në Serbi, në Leposaviq vërehet prezencë më e ...
-
Përmbyllet censusi, Kurti: Mblodhëm të dhëna të rëndësishme për planifikimin e së ardhshmes
Në shënim të përfundimit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive...
-
Haradinaj kujton heroin Fadil Nimani: ishte i pari në rezistencë e aksione, kudo që e kërkonte nevoja
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
ASK mban takim përmbyllës për regjistrimin e popullsisë, merr pjesë edhe Kurti
Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është mbajtur takimi përmbyllës për Re...
-
A po shkon vendi drejt zgjedhjeve të reja?, Gërvalla: Nëse opozita thotë po, ne nuk e pengojmë këtë proces
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika...
-
Martens: Gjermania mund ta anëtarësonte Kosovën në KiE por s’e bëri, Vuçiq ka arsye ta falënderojë këshilltarin e Scholzit
Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitugn, Michael Martens, ka publikuar një ...
-
Mungesa e atasheve ekonomikë me pasoja negative për investimet e huaja
Përveç ngadalësimit të procesit të njohjeve, vendi ka ngecur edhe në diplomac...