Lajme

Bëjnë dallavere serbë e shqiptarë me 10 hektarët 1 milionësh

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 13 July 2022

Serbë e shqiptarë bëjnë dallavere me 10 hektarët 1 milionësh.

Erdhën nga Beogradi në Suharekë, kinse për të rregulluar një gabim në këtë letërnjoftim.

Por, në fakt krejt dokumenti, që e solli një avokate serbe e autorizuar nga një tjetër person me vendbanim, gjithashtu në Serbi, bashkë me një serbo-kosovar ishte i falsifikuar.

-Advertisement-

Këta, duke ndryshuar vetëm fotografinë e pronarit të disa tokave në Delloc të Suharekës, deshën të fitojnë miliona nga shitja e tyre, njofton Klan Kosova.

Sipas policisë vlera e rreth 10 hektarëve tokë është rreth 1 milion euro.

Që blerësi shqiptar të shpëtojë nga ky mashtrim, policia e krimeve ekonomike i arrestoi të dyshuarit kur këta shkuan në komunë për të marrë dokumente, kinse pa gabime.

Kjo që u bë edhe me ndihmën e komunës, po cilësohet sukses që u parandalua para se të bëhet shitblerja ilegale.

Drejtori për pronë dhe kadastër, Armend Krasniqi, thotë se kërkesa për blerje të tokave në këtë fshat është rritur së fundmi pasi Delloci është shndërruar në vend turistik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera