Rozë

Bebe Rexha në lidhje të re, kush është partneri misterioz?

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 12 July 2020

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha mesa duket ka nisur një lidhje të re dashurie me dikë që për momentin është i panjohur për publikun.

Bebe Rexha në lidhje të re, kush është partneri misterioz?

-Advertisement-

DailyMail ka publikuar fotot e reja të këngëtares, e cila shfaqet në krahët e një djali të gjatë e brun. Dyshja dukej shumë e afërt në fotot e realizuara në një treg ushqimor në Los Angeles.

Bebe nuk ka dhënë asnjë sinjal në media sociale që është në një lidhje dashurie dhe kjo është e kuptueshme për tipin e saj që gjithmonë jetën e saj private është munduar ta mbajë larg syrit të medies.

Çifti duket tepër simpatik, mbetet vetëm konfirmimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera