Rozë

Bebe Rexha fotosesion unik për revistën e njohur “Marie Claire Hong Kong”

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 02 October 2021

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka qenë mjaft aktive këtë kohë me disa projekte jashtë muzikës.

Ylli i hitit “Meant to Be” pak kohë më parë u bë pjesë e reklamës për radion e famshme “SiriusXN”, pjesë e së cilës ishte edhe prezantuesi i njohur Kevin Hart.

Ndërsa, së fundi 32-vjeçarja ka pozuar për revistën e njohur “Marie Claire Hong Kong”, në fotosesionin e të cilës ajo dukej e veçantë si përherë.

-Advertisement-

“Faleminderit që më ftuat”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e imazheve që ndau me 10.7 milionë ndjekësit e saj.

Këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria shihet në disa poza dhe veshje të ndryshme, me grim të theksuar dhe buzë të kuqe, ndërsa vuri në pah format fizike.

Ndërkohë, Bebe kohëve të fundit ka eksperimentuar me pamjen, duke u shndërruar në zeshkane për paraqitjen në komedinë e njohur “Queen Pins”.

Ndryshe, artistja po e shijon edhe suksesin e albumit të fundit “Better Future” që u lansua gjatë këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera