Sport

Bayern Leverkuseni nuk po mendon transferimin për Rashicës

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 11 December 2020

Milot Rashica ishte shumë afër transferimit tek Bayer Leverkuseni gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë gjithçka ndryshoj në fund dhe marrëveshja nuk u përfundua, çka bëri që Rashica të vazhdoj me werder Bremenin edhe këtë sezon.

Disa ditë me parë mediat kishin raportuar se futbollisti vushtrrias do të nënshkruaj me Leverkusenin në janar, por këtë e ka mohuar vet drejtori sportiv i klubit duke thënë se Rashica nuk është në planet e Leverkusenit.

-Advertisement-

“Jo, Milot Rashica është lojtar i Werder Bremenit dhe ai nuk është temë diskutimi për Bayer Leverkusenin momentalisht” – ka thënë drejtori sportiv i klubit gjerman, Simon Rolfes.

Kujtojmë se përfaqësuesi i komëbëtares së Kosovës është i lënduar dhe pritet të rikuperohet në fillim të vitit të ardhshëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera