Lajme

Bashkatdhetarët: Kurbeti nuk është parajsë – përkundrazi

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 22 February 2023

Shumë të ri e të reja të vendit tonë, nëse i pyet se a janë të gatshëm të lëshojnë vendin për një jetë potencialisht më të mirë në Perëndim, përgjigjen e kanë “në majë të gjuhës” – po.

Kjo si duket vjen nga ideja e hiperbolizuar se në Perëndim i pret parajsa.

Por, ka shumë të tillë që e kanë provuar largimin nga vendlindja, e që janë dëshpëruar nga “parajsa” në shtetet Perëndimore.

-Advertisement-

Madje çdo ditë e më shumë, mërgimtarët po i bashkon mendimi nga përvoja se kurbeti nuk është një botë me lule e pa gajle.

Kjo temë ishte trajtuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova më 24 tetor të vitit të kaluar.

Në emision u prezantua një storie e një çifti shqiptarësh që janë kthyer nga SHBA-ja, jetojnë në një fshat të Kosovës, punojnë nga ky fshat dhe kryejnë punë për Amerikë.

“Ora Shtatë” inkuadroi edhe shumë bashkatdhetarë përmes telefonit që të shprehnin mendimet e tyre për këtë çështje.

Një nga ta, i cili jeton për shumë vite në Gjermani, tha se “kurbeti për mua s’është parajsë, por ferr”. Ai përmendi se ndonëse paga është e lartë, në fund të muajit nuk iu mbetet pothuajse asgjë pasi qiraja është shumë e lartë, janë sigurimet shëndetësore e shumë shpenzime tjera.

Fatmiri nga Belgjika tha se të jetosh në Evropë është tjetër nga ajo që flitet.

Naimi nga Zvicra tha se nuk është e vërtetë që kurbeti është parajsë – “madje është e kundërta”, tha ai.

“Infermierët fillestarë, pagën e kanë 5200 franga. 25% e kësaj page janë pagesa të rregullta – obligime. Pastaj, pas 25% i bie paga Neto. Dhe prej asaj Neto, prapë 25% janë tuajat, sepse tjerat janë fatura, fatura, fatura… Në fund të muajit, nëse nuk hyn borxh, punët i ke mirë. Po flas për punëtorët me paga, jo bizneset. Nuk e di a të mbesin 200 franga apo hiç”, theksoi ai.

Në emision pati pajtueshmëri pothuajse të plotë se kurbeti është shumë i vështirë meqë duhet nisur jeta nga zeroja.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera