“Ballkani i Hapur”, firmosen 4 marrëveshje të reja në Beograd
Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 02 September 2022
Janë firmosur marrëveshjet e reja në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, si dhe kinematografisë e aktiviteteve audio-vizuale në Ballkanin Perëndimor.
1.Marrëveshja e sigurisë ushqimore
2.Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë për Ballkanin Perëndimor
3.Marrëvedhja për bashkëpunimin në fushën ë bashkëpunimit të minierave dhe energjisë
4.Plani operativ në fushën e emergjencave civile
Në ditën e dytë të samitit kryeministri Edi Rama ka përgëzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me qëndrimin për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë –Serbi.
“Dje mund të kishte qenë një ditë tjetër, ku mediet tona dhe të Evropës të ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Dita e djeshme tregoi se cila është rruga dhe cila është zgjedhja e Ballkanit të Hapur. Sot dua ta them me krenari që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, që zgjedhja e parë është paqja“, tha Rama. Vuçiç tha se e rëndësishme është forcimi i bashkëpunimit midis vendeve të rajonit.
Në këtë samit ka qenë i ftuar edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, i cili tha se Turqia e mbështet këtë nismë dhe e konsideron si një urë mes rajonit dhe Bashkimit Evropian. Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Të tjera
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...
-
Ministrja Haxhiu kërkon përgjegjësi për arratisjen e Sekiraqës: Të hetohen ata që e mundësuan
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar një hetim profesional dhe...
-
Kosovarët i qëndrojnë besnikë Shëngjinit edhe pas liberalizimit të vizave
Shqiptarët e Kosovës mbeten besnikët e bregdetit të Shëngjinit. Edhe këtë ...
-
Konfirmohet arratisja e Enver Sekiraqës, Policia: Nuk e gjetëm në shtëpi, kemi informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se kanë ndërmarrë të gjitha masat...
-
Droni i policisë, gjobit shoferen që bëri tejkalim në vijë të plotë
Policia e Kosovës në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen, e cila ...
-
Kurti nesër pret në takim nënsekretaren e DASh-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të pret në takim, nënsekretaren ...
-
Kurti i pret në zyrë udhëheqësit e koalicionit VLEN, thotë se i përgëzoi për rezultatin zgjedhor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot udhëheqësit e koalicionit V...
-
Zelensky: Rusia po përgatit ofensivë të madhe
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po përgati...
-
Zyrtarja e lartë amerikane mbërrinë në Ksoovë, pritet nga Ambasadori Hovenier
Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike dhe Çështje Publike, Liz Allen,...