Sport

Bale vazhdon me Real Madridin falë shkathtësive gjuhësore të Lopeteguit

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 17 June 2018

Gareth Bale ka shprehur gatishmëri për të qëndruar në Real Madrid edhe sezonin e ardhshëm, për shkak se trajneri i ri i “Los Blancos”, Julen Lopetegui, është njohës i mirë i gjuhës angleze, sipas Daily dhe Sunday Express.

Ish-trajneri i Madridit, Zinedine Zidane nuk ka folur anglisht, ndërsa vetë Bale nuk ka qenë në gjendje ta mësojë spanjishten edhe pse jeton në Madrid që prej vitit 2013.

Por, Lopetegui mund të flasë anglisht shumë mirë, pasi në vitin 2016 gati sa nuk u emërua trajner i Wolves, dhe tashmë ka biseduar me Bale.

-Advertisement-

Pas bisedës Bale ndihet më i sigurt për pozitën e tij në Madrid.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera