Lajme

Mbi 3 mijë lindje nga janari në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 13 June 2024

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se nga 1 janari i këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë janë kryer 3 mijë e 98 lindje.

“Nga 1 janari i këtij viti në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 3 mijë e 98 lindje, prej tyre 1 mijë e 247 me operacion”, thuhet në njoftim.

Më tutje, ShSKUK ka bërë me dije se në klinikë janë kryer edhe 1 mijë e 664 operacione të llojeve të ndryshme.

-Advertisement-

Ndërkaq nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera