“Baba Kurti po e mban sekret koeficientin”, Haradinaj: Kjo qeveri duhet rrëzuar
Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 28 January 2023
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, thotë për KosovaPress se do ta rrëzojnë Qeverinë Kurti. Megjithëse, opozita nuk i ka numrat në Kuvend, ai thekson se do të gjenden të gjitha formulat për të dërguar në shtëpi kryeministrin Albin Kurti. Madje i bënë thirrje edhe deputetëve të pushtetit, Lëvizjes Vetëvendosje që duhet të vlerësojnë se a ia vlen të vazhdohet me këtë qeverisje.
Haradinaj, rrëzimin e Qeverisë Kurti, e përmend duke folur për Ligjin për paga për të cilin ende nuk dihet sa është vlera e koeficientit.
Ai thotë për KosovaPress se ekziston mundësia që pavarësisht vlerës së koeficientit mos të dërgohet ligji në Gjykatën Kushtetuese, por të rrëzohet qeveria dhe pastaj në mbledhjen e parë të qeverisë së re të rriten pagat për 20% për sektorin publik.
“Ekziston edhe një mundësi që mos të apelohet ky ligj fare por të rrëzohet kjo qeveri dhe të rriten pagat. Pagat duhet të rriten në bazë të këtij ligji, por pastaj vetëm i prek ato i rritë, p.sh. 20% dhe të gjithë rriten në mënyrë lineare. Eksiton një mundësi që me lënë ligjin, pasi krijon evidencë, status të caktuar ligjor. Pastaj si bie qeveria në takimin e parë 40 për qind rriten pagat në gjithë sektorët. Ndryshe po vonohem, por prapë duhet me pru ligj kur të vijmë ndonjëherë. Me thënë të drejtën unë nuk e kisha dërgu këtë ligj në gjykatë, e kisha lënë të fillon, por e kisha qu në shtëpi Kurtin. Kurnjerëzit gjitha punët i kryejnë, gjenden gjitha formulat me dërgu këtë njeri në shtëpi, pasi shkatërrojnë njerëzit, qytetarët dhe të gjithë. Besoj se edhe deputetët e LVV-së duhet të vlerësojnë a ia vlen me vazhdu kështu. Ata me siguri kanë pasur një ideal që janë organizuar në këtë organizim politik. Cili ideal i tyre po realizohet për qytetetarët e Kosovës”, thotë ai.
Sipas tij, vetëm mbajtja sekret e koeficientit të Ligjit për paga tregon mendësinë e kryeministrit Kurti dhe ofendimin e tij karshi qytetarëve.
“Pse duhet të mbajë Kurti sekret koeficientin? Nuk është i Kurtit ai koeficient, por i njerëzve që i shërbejnë këtij shteti. Pse baba Kurti duhet të mbajë koeficientin sekret? A e dini çfarë ofendimi është kjo për një popull të tërë që punojnë këtu, dihet se koeficienti ka ndikim edhe sektor privat. Pse ky zotëria sillet kështu me popull të vetë…. Koeficienti nuk guxon me qenë nën 130 euro, me kalkulu me inflacion dhe të gjitha duhet të jetë 140, por nëse bie një euro nën 130 euro është problem”, thotë Haradinaj.
Për KosovaPress, Haradinaj foli edhe për vërshimet e javës së kaluar në disa komuna, ku i bëri thirrje ekzekutivit që sa më shpejtë të ndajë mjetet buxhetore për t’iu ndihmuar atyre./kp
Të tjera
-
Haliti për terro*ristët në Banjskë: U lejuan të ikin, po të vrit*eshin të paarmatosur do hapej proces në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ë...
-
Prishtina përgatitet për “Melodinë e Lirisë”, koncerti festiv për çlirimin e Shqipërisë dhe Kosovës
“Melodia e Lirisë” është koncerti që do të mbahet nesër në sheshin “Zahir Paj...
-
LDK-ja autorizon Abdixhikun që të negociojë koalicione parazgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka autorizuar kryetarin Lumir Abdixhiku që të ...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifiko...
-
Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament
Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez ...
-
Kurti diskuton me anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarët e e...
-
Hoti parashikon largim të kuadrove nga FSK-ja shkaku i buxhetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën ...
-
Ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral, arrestohet zyrtari
Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e ...
-
Arrestohet i dyshuari për prodhim të dro*gës sintetike në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për prodhim të drogës sintetike...
-
Abdixhiku e quan Kurtin “mosbesues të pavarësisë”: Tri vjet për ta kuptuar paaftësinë e kësaj Qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se p...
-
Abdixhiku i vendosur, përsërit thirrjen për dorëheqjen e Kurtit
Tashmë ka filluar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokr...
-
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atë shtetëror, ka nisur mbledhja e...