Azemi (LDK): Mosveprimi i Qeverisë Kurti, arsyeja e thellimit të krizës energjetike në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 12 February 2023
Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, ka dhënë doza kritike ndaj qeverisë aktuale nën drejtimin e Albin Kurtit.Sipas tij, mosveprimi i kësaj qeverie, mbetet arsyeja kryesore pse qytetarët ballafaqohen edhe sot me mungesë të energjisë elektrike.
”Siguria dhe stabiliteti ynë energjetik ka shumë aspekte, por mosveprimi i qeverisë Kurti është sot arsyeja kryesore pse nuk kemi furnizim të mjaftueshëm dhe të përballueshëm me energji elektrike.Dështimi i qeverisë për të investuar në infrastrukturë të re energjetike ka kontribuar në thellimin e krizës energjetike.
Kjo qeveri ka dështuar të trajtojë infrastrukturën e vjetër të energjisë dhe kjo do të çojë në ndërprerje dhe mungesë të energjisë elektrike. Për më tepër, kjo qeveri, siç e pamë edhe në strategjinë e re të energjisë, nuk inkurajon zhvillimin e burimeve alternative të energjisë, duke rritur kështu varësinë tonë nga burimet dhe importet e kufizuara, dhe duke çuar në rritje të çmimeve dhe ndërprerje të furnizimit”.
Me tjerash, Azemi shkruan që edhe pse me 51%, Qeveria Kurti, nuk solli as strategji të energjisë, e as ndonjë plan veprimi e investime në gjenerim.
”Pra, qeveria e 51 përqindëshit, për dy vite në pushtet, nuk arriti as të ketë strategji të energjisë, as plan veprimi e as investime në gjenerim të kapaciteteve të reja. Sot energjinë elektrike e paguajmë shumë më shtrenjtë se para dy viteve dhe jemi në prag të një shtrenjtimi tjetër.Këtij pasiviteti në qeverisje po t’ia shtojmë edhe dështimet në proceset e prokurimit për remont të bllokut të termocentralit Kosova A, del se kjo qeveri ia ka mundësuar ambasadorit dhe oligarkut Martin Berishaj t’i shes Kosovës më shumë energji të importuar dhe atë me çmim marramendës, skandal ky tashmë i përmasave rajonale.
Kjo krizë energjetike do të ketë pasoja të rënda për ekonominë, sigurinë dhe cilësinë e jetës sonë, ndaj është e rëndësishme që të ndërmerren hapa proaktiv për ta trajtuar atë.Fatkeqësisht qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë hap, energjinë e përdor vetëm për video propagandistike!”.
Të tjera
-
Politikani serb padit vendin e tij për krimẹt e kryera në Kosovë
Kryetari i Lëvizjes Qytetare në Serbi “Odgovor”, Boban Bogdanoviç, ka nisur n...
-
Ministri i jashtëm i Shqipërisë në KiE: Kosova të përmbushë zotimet, Kie ta korrigjojë gabimin
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, shfrytëzoi fjalën e tij në sesi...
-
Gërvalla: Pas mbledhjes së sotme në KiE oferta e Kosovës e humbi relevancën
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se oferta e djeshme ...
-
Zv. ambasadori i SHBA-së në OKB: Rezoluta për Srebrenicën është sinjal për gjitha kombet që e përjetuan gjenocidin
Zëvendës ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara Robert Ëood tha se rezolu...
-
Vuçiqi e pret Dodikun në zyrën e tij në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot në Beograd presidentin ...
-
Zëdhënësi i BE-së: Draft-statuti për Asociacionin nuk dihet a përputhet me Marrëveshjet 2013-2015
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka komentuar draft-statutin e Ko...
-
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës
Kryesuesja e deritashme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Do...
-
Presidentja Osmani reagon e para: Do të hyjmë në KiE, është çështje kohe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Komitetin e Minis...
-
Shkëlqim Devolli vazhdon takimet në Kongres: Bashkëpunimi ekonomik rrit miqësinë Kosovë – SHBA
Kongresisti demokrat nga California, Jimmy Panetta, si dhe kongresistët repub...
-
Kurti i uron miqtë norvegjezë për ditën e kushtetutës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Norvegjinë me rastin e Ditës s...
-
Ushtrimet “Efes 24” në Izmir të Turqisë, fotografi të ushtarëve të Kosovës nga trajnimi
Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar fotografi nga ushtrimet “Efes 24” që...
-
Nagavci kërkon bashkëpunimin e komunave për ndërtimin e çerdheve të reja
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi se kanë siguruar buxhetin për ...