Asnjë projekt i ri për Gjakovën, “Ndarje e padrejtë buxhetore, edhe ne jemi Kosovë”
Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 26 November 2023
Komuna e Gjakovës e konsideron të padrejtë ndarjen e buxhetit për vitin 2024 nga Qeveria e Kosovës. Me këtë projektbuxhet që është miratuar në parim nga Kuvendi i Kosovës nuk është vlerësuar të financohet asnjë projekt i ri në këtë komunë, kështu duke i vazhduar ato paraprake.
Nga ky institucion komunal vënë në pikëpyetje se si janë ndarë mjete për financim të projekteve të reja në komunën e Shtimes, apo si ka gjetur përkrahje Komuna e Gjilanit që të kryej shpenzimet vetanake me buxhet të shtetit. Po ashtu, edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu thotë se miratimi i këtij projektbuxheti favorizon komunat që qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa ndëshkon komunat e tjera.
Në një prononcim për KosovaPress, drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjakovës, Durim Halilaj thotë se janë të pakënaqur me buxhetin e ndarë nga qeveria, me të cilin nuk është planifikuar asnjë projekt i ri për ta.
Ai thekson se punimet në rrugën Dollc-Gjakovë kanë nisur që nga viti 2019, derisa janë paraparë ‘vetëm 10 milionë euro në vitin fiskal 2024’, që sipas tij duhen edhe dy vjet të tjera të përfundohet projekti.
“Sa i përket buxhetit të shtetit që miratohet nga qeveria e Republikës së Kosovës, sigurisht që draft buxhetin e kemi në email dhe e kemi analizuar. Jemi jashtëzakonisht të pa kënaqur, për shkak se komuna e Gjakovës nuk e ka asnjë projekt të ri, të futur në buxhetin e vitit fiskal 2024. Ndërsa, të gjitha projektet që përcaktojnë apo që vijnë nga buxheti i shtetit në komunën e Gjakovës janë projekte në vazhdimësi. Vlen të ceket se rruga Dollc-Gjakovë e nisur që nga viti 2019 është paraparë vetëm 10 milionë euro në vitin fiskal 2024, ndërsa duhet edhe dy vjet të tjera pasuese që të përfundohet projekti. Jashtëzakonisht qytetarët e komunës kanë të drejtë të hidhërohen për këtë pjesë, për shkak se projektet në vazhdimësi, po shkon duke u shtyrë, duke iu ditur afati se kur do të përfundojnë këto projekte të financuara nga ministritë e linjës”, thotë Halilaj.
Po ashtu, Halilaj potencon se janë të irrituar se si qeveria aktuale ka vlerësuar që “një Komunë e vogël si Shtimja të financohet me projekte të reja’, ndërsa komuna e Gjakovës jo.
Halilaj, si të pa drejtë e konsideron edhe përkrahjen e shtetit për t’i mundësuar Komunës së Gjilanit kryerjen e shpenzimeve vetanake me mjete të tyre, derisa thekson se komuna e Gjakovës këtë procedurë e kryen me buxhet të vetin.
“Nëse shohim Komunën e Gjakovës duke i kryer hyrje-daljet me buxhet vetanak, ndërsa e shohim që e ka gjetur përkrahjen Komuna e Gjilanit, për t’i kryer hyrje-daljet me buxhet të ministrisë, sigurisht që jemi të irrituar në këtë pjesë dhe Gjakova është Kosovë. Dhe nëse shohim në Shtime, një komunë që është më e vogël, që ka financime të reja, ndërsa Komunës së Gjakovës, vazhdojnë duke iu financuar projektet në vazhdimësi, sigurisht që është pak irrituese dhe neve me buxhetin tonë vetanak duhet t’i kryejmë këto projekte…Kemi dërguar kërkesa, pavarësisht që ligji i buxhetit e parasheh që nëse një projekt i caktuar hyn në periudhën kohore deri në 3 vjet për t’u mbyllur ai projekt, neve ende na kanë mbetur projektet e financuara nga qeveria Haradinaj, të pa përfunduara”, thekson Halilaj.
Se Qeveria e Kosovës ka bere ndarje politike në Buxhetin 2024 e potencon edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.
Ajo thekson se miratimi i këtij buxheti i favorizon komunat që qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa i ndëshkon komunat e tjera.
“Unë mendoj se prapë është një buxhet i cili inkurajon komunat, ose i favorizon komunat që qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa i ndëshkon komunat e tjera. Unë mendoj që është një buxhet i cili nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, në mënyrën se si është projektuar dhe hartuar si projekt buxhet. Unë mendoj se nuk do ta ketë votën time në miratimin e këtij buxheti”, thotë Musliu.
Lidhur me këtë çështje, KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Ministria e Financave, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.
Ndryshe, Komuna e Gjakovës në shtator të këtij viti ka miratuar buxhetin në vlerë prej 37 milionë e 438 mijë euro, rreth 6 milionë më shumë se vitin e kaluar.
Nga kjo komunë potencojnë se rritja e buxhetit vërehet tek granti i përgjithshëm në vlerë prej 1.5 milionë euro dhe nga grantet specifike që e kanë mbuluar koston e ligjit të pagave.
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...