Kulturë

Artpolis themelon Fondin për Art Feminist, në shkurt prezantohen katër vepra

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 11 February 2022

Organizata Artpolis përmes fondit për Art Feminist u ka ofruar një adresë veprave artistike me qasje feministe, shkruan Gazeta Infokus.

Në kuadër të këtij Fondi gjatë muajit shkurt do të jepen premierë katër vepra artistike të artisteve dhe artistëve me tema e mënyra të ndryshme të prezantimit, por me një pikësynim të përbashkët që është fuqizim të vajzave, grave e grupeve të margjinalizuara dhe shpërfaqjes së pabarazisë ndaj tyre.

“Më 14 shkurt nga ora 18:00 në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës do të jepet premierë performanca “Vet” nga Andi Krasniqi e Arbnora Ademi”, thuhet në një komunikatë për media të Artpolis.

-Advertisement-

Ndërkaq, më satë 18 të muajit shkurt në Teatrin Oda nga ora 18:00 do të prezantohet koreodrama e Leudrita Mustafës me titull “Grua mos hesht”.

Kurse më 22 shkurt në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepet premierë baleti “Equal” me koreografi të Robert Nuhës me fillim nga ora 20:00.

““Equal” është projekti më i ri i artistik i kompanisë “Noa Dance Theater”, i cili vjen si rrjedhojë e kërkimeve të koreografisë së bazuar në teknikat më të fundit të dansit bashkëkohorë, konkretisht në improvizim të kontaktit, të cilat nxjerrin në pah shtypjen gjinore si akt i dhunshëm dhe i dëmshëm fizik e psiqik”, thuhet në komunikatë.

Më 24 shkurt në Sallën Koncertale të Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Prishtinës do të prezantohet vepra “Sonatë e Kristaltë” nga Entela Qarkagjija.

“Kjo iniciativë mbështetet nga Fondi për Artin Feminist i Artpolis, i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera