Lajme

Arrestohet vushtrriasi për “vjedhje të rëndë” dhe pastaj lirohet

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 13 April 2022

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në bashkëpunim me hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

“Arrestimi i të dyshuarit “A. J., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave  të siguruara se me datën 2 prill 2022 në Vushtrri, ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”  ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi private”, njofton policia.

Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera