Lajme

Arrestohet në Kaçanik i dënuari për dhunë në familje

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 12 January 2023

Sot në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.G (M/K) i moshës 29 vjeçar.

Sipas policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ me dënim burgimi prej 65 ditëve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera