Lajme

Arrestohet kosovari që dyshohet që ka trafikuar  njerëz

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 08 March 2022

Një person të hënën është arrestuar në Mitrovicë pasi që dyshohet se ka trafikuar me njerëz, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, i dyshuari është përfshirë në vepër penale pasi paraprakisht përmes rrugëve operative janë siguruar informata se i dyshuari më parë kishte trafikuar dhe shfrytëzuar një vajzë të mitur.

“Hetimet intensive ndaj  të dyshuarit  kanë rezultuar më sigurimin e provave ku e njëjti dyshohet se e ka mbajte viktimën e mitur ne kafiterinë e tij duke e shfrytëzuar për pune të detyruar duke shfrytëzuar pozitën e ndjeshme të viktimës gjatë periudhës kohore shkurte 2022”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorisë personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera