Lajme

Arrestohen tre 21 vjeçar në Prishtinë, iu sekuestrohen narkotikë të llojeve të ndryshme

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 15 December 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të moshës 21, vjeçare pasi që u janë gjetur dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike në lagjen Dardania në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, të dyshuarve u janë gjetur u janë gjetur marihuanë 3.8 gram, kokainë 0.2 gram, 19 tableta ekstazi si dhe mulli për bluarje, qese për paketim të narkotikëve e fleta për mbështjellje të narkotikëve.

Personat e dyshuar V.J dhe E.J pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa R.M është dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit të Shtetit.

-Advertisement-

“Ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Blerje, posedim, shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, thuhet në komunikatën për media./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera