Lajme

Alma Lama: Si është e mundur që kryeministri ka garantuar që askush nuk do të arrestohet për ngjarjet në Veri

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 28 December 2022

Ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama, ka thënë se lirimi për në arrest shtëpiak i ish-policit serb, Dejan Pantiq, është një kompromis politik me sundimin e ligjit.

“Është një kompromis politik që u bë sot  me sundimin e ligjit. Është dorëzim në raport me sundimin e ligjit. Nisi me targat për të vendosur sundimin e ligjit, që natyrisht Qeveria ka të drejtë, por ne e dimë si është situata atje dhe se çfarë solli dhe përfundoi me lirimin e një të arrestuari”, tha ajo në Pressing të T7.

Lama shtoi se më e keqja është që Policia heq dorë nga arrestimi i atyre që prishin rendin publik.

-Advertisement-

“Si është e mundur që të na dalë një deklaratë e tillë nga SHBA dhe BE ku kryeminsitri ka garantuar që askush nuk do të arrestohet. Çka do të bëhet me këta njerëz që kanë kryer vepra penale, cilat sidomos cenojnë jetën e njerëzve siç ka ndodhur edhe me këtë ish-polic, por edhe në rastin kur është gjuajtur KFOR-i etj janë të pafalshme. Pra është një dorëzim dhe një dështim i Qeverisë së Kosovës për të gjithë strategjinë e ndërtuar, që duket se nuk ka pasë”.

Ajo tha se Serbia ka pasë presion të madh ndërkombëtar për të pranuar një marrëveshje me Kosovën, prandaj edhe e krijoi situatën në Veri.

“Dikush mund të thotë që Serbia po priste pretekstin. Po, kjo është e vërtetë. E gjitha kjo është lojë e Serbisë, e cila do të shfrytëzojë çfarëdo lloj dobësie të Kosovës në mënyrë që të shkaktojë probleme. Serbia nuk është e interesuar që të ketë një situatë të qetë që do të krijonte kushte për arritjen e një marrëveshje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera