Lajme

Alesio dhe Aureli nisin mësimin, Rama i shoqëron në ditën e parë të shkollës

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 16 December 2019

Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, 10 dhe 7 vjeç, sot kanë nisur ditën e parë të shkollës që pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ata i ka shoqëruar kryeministri, Edi Rama i cili i ka marrë me makinën e tij të punës dhe më pas i ka çuar në shkollën “Ahmet Zogu” në Kamëz.

Rama i ka këshilluar të dy djemtë që të mësojnë në shkollë, madje u ka kërkuar që të marrin vetëm nota të larta pasi në këtë mënyrë do të arrijnë të bëhen dikush në jetë.

-Advertisement-

“Duhet t’i keni të gjitha 10, lejohet ndonjë 9 rrallë, por prapë nuk duhet të jenë fare. Nuk u ndahem unë jo, do u ndjek hap pas hapi deri sa të mbaroni shkollën. Mos kujtoni se jam kaq i butë sa duket”, u shpreh Rama.

Dy djemtë e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Alesio dhe Aureli u bënë të njohur pasi arritën të takojnë edhe dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera