Uncategorized

Alarmon ministrja e Drejtësisë: Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit është akt kriminal

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 08 December 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka njoftuar se nga Instituti i mjekësisë Ligjore kanë humbur mostrat e Astrit Deharit, duke e quajtur këtë një akt të rëndë.

Ajo ka thënë se ky është një akt krimnal derisa ka treguar se kur është njoftuar që këto mostra nuk po gjinden dhe se në laborator kanë mbetur vetëm epruvetat.

Po ashtu ajo ka shtuar se në këtë hapësirë të laboratorit kanë qasje vetëm tre persona.

-Advertisement-

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë ligjore. Ky është një akt i rëndë ky është një akt kriminal. Për këtë arsye menjëherë mbrëmë kam njoftuar prokurorin e shtetit, Besim Kelmendin si dhe drejtorin e policisë, Fehmi Hoti. Sot në mëngjes kam vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Haxhiu./Gazeta Infokus/

Albulena Haxhiu: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga IML-ja

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera