Alarmon eksperti i sigurisë: Agjentë serbë e rusë janë futur në veri
Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 28 October 2022
Fillimi i nëntorit rrezikon të sjell tensione në veri. Kështu po paralajmërojnë njohësit e rrjedhave të sigurisë duke u bazuar në informatat e tyre.
Krejt kjo pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar fillimin e zbatimit të vendimit për targat, përkatësisht konfiskimin e atyre që nuk i regjistrojnë deri më një nëntor në RKS.
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, në një përgjigje për Gazetën Infokus ka thënë se nëse vendimi për targat nuk shtyhet do të ketë kundërshtim nga pala serbe e cila sipas tij është e instrumentalizuar nga Beogradi zyrtar.
Gjithashtu, ai ka alarmuar se ditëve të fundit në veri të Mitrovicës janë futur një kontingjent i agjentëve serbë dhe rusë të cilët do të organizojnë aktivitete të dhunshme, nëse pala kosovare fillon zbatimin e vendimit për targa.
“Sipas informacioneve që ne kemi ditëve të fundit në veri të Mitrovicës janë futur një kontingjent i agjentëve serb dhe rus të cilët do të organizojnë aktivitete të dhunshme. Fillimisht dyshohet se mund të kemi barrikada dhe më pas edhe aktivitete të dhunshme të cilat do të destabilizojnë jo vetëm Kosovën por të gjithë rajonin”, ka thënë Elezi.
Madje ai tha se krijimi i një situate të re të sigurisë në Kosovë si rezultat i vendimit për targat do t’i konvenoj Serbisë dhe aleatëve të saj të cilët dëshirojnë destabilizimin e vendit.
“Inteligjenca e Kosovës duhet të ketë parasysh faktin se krijimi i një situate të re të sigurisë së Kosovës nga zhvillimet në veri të Mitrovicës si rezultat i zbatimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave, do të i konvenoj vetëm Serbisë dhe aleatëve të sajë të cilët dëshirojnë destabilizimin e vendit dhe gjithë rajonit”, ka thënë eksperti i sigurisë për Infokus.
Ndërkaq, Elezi beson se deklarata e Kurtit për çështjen e targave janë vetëm për konsum publik.
“Asnjëherë nuk besoj se kryeministri është i gatshëm marrë mbi supet e tij përshkallëzimin e situatës në veri të Mitrovicës, apo edhe destabilizimin e Republikës së Kosovës si dhe të gjithë rajonit. Kosova është e përcaktuar të zgjedhë të gjitha problemet e saja përmes rrugëve demokratike dhe në asnjë mënyrë përmes aktivitete të dhunshme”, ka deklaruar ai.
Ai shprehet i sigurt se qeveria do të marrë parasysh rekomandimet e SHBA-së për shterje të vendimit dhe beson se do të ketë një afat të ri prej gjashtë muajsh.
“Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të kenë parasysh se siguria nuk duhet trajtohet nga veprime politike, prandaj duhet merren parasysh të gjitha zhvillimet që mund të vijnë nga veprime politike dhe se veprime të tilla mund të shfrytëzohen nga struktura të caktuara të sigurisë së Serbisë dhe Rusisë si dhe aleatëve të tyre, të cilët kanë synim destabilizimin e Republikës së Kosovës dhe gjithë rajonit”, ka thënë Elezi.
Ndërsa, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, në një prononcim për Gazetën Infokus ka folur për sulmet në veri ndaj serbëve që zbatuan vendimin e Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave në RKS.
Ai ka thënë se këto dy raste janë pjesë e terrorizmit të serbëve të veriut.
“Mediat e kontrolluara dhe pushteti prorus në Beograd janë përpjekur të krijojnë përshtypje të rreme për raportet ndër etnike në Kosovë. Edhe dy rastet e djegies se automjeteve brenda 24 orëve të fundit, janë pjesë e terrorizimit të serbëve të veriut të Republikës së Kosovës, jo vetëm kundër nesh si shqiptare, por edhe kundër sistemit demokrat perëndimor dhe në favor të Vladimir Putinit”, ka deklaruar Musliu.
Ndryshe ai ka shtuar se liria është përgjegjësi e çdo njeriu dhe kështu serbët e Kosovës rrjedhimisht duhet të luftojnë rrjetin e krimineleve të Milan Radoiçiqit me rezistencë dhe mospajtim.
Po ashtu ai ka theksuar se Serbia në vazhdimësi ka fabrikuar ngjarje, edhe duke vrare serbë, për t’i nxitur banorët serbë të Kosovës kundër shqiptarëve.
Vetë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq paralajmëroi bllokim të rrugëve në veri, nëse Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.
“Nëse Prishtina fillon me dhunë, me ndonjë veprim lidhur me konfiskimin e automjeteve, ne do t’i bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu drejt Kosovës qendrore”, tha Rakiq në një konferencë për media në Beograd.
Për mundësinë e tensioneve në veri si pasojë e mosshtyerjes së vendimit për konvertimin e targave Infokus ka kontaktuar misionin e NATO-s në Kosovë.
Nga KFOR kanë deklaruar se janë duke e monitoruar situatën në veri të vendit dhe se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse rrezikohet siguria.
“Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të Organizatave të Sigurisë së Kosovës dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë. Trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Sipas KFOR-it nga monitorimet e deritashme situata në përgjithësi është stabile dhe nuk ka pasur ndonjë rritje të trupave në veri aktualisht. Megjithatë KFOR është duke përgatitur njërën nga njësitë e saj rezervë në rast se ka nevojë për rritje të përkohshme të trupave në terren.
Derisa, sipas vendimit të qeverisë, deri të hënën qytetarët serb kanë mundësi që të pajisen më targa RKS.
Por, me këtë afat nuk u pajtuan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, që kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ta shtyjë këtë vendim.
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një vizitë në Kosovë kërkoi që vendimi për konvertimin e targave në RKS të shtyhet për 10 muaj.
Gjithashtu ai ka thënë se këtë kërkesë për shtyrje e kanë bërë edhe vendet e Kuintit – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.
“Ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, ka thënë Escobar.
Derisa, emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në një vizitë në Kosovë, pas takimit me Kurtin nuk pranoi të komentoj shumë për këtë çështje, mirëpo tha se është vendim i kryeministrit.
Pavarësisht këtyre kërkesave, i pari i qeverisë ka deklaruar se vendimi për targat nuk do të shtyhet.
Këtë Kurti e ka bërë të ditur para mediave pasi mori pjesë në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Prishtinë.
“Nuk duam të befasojmë aleatët tanë, por duam të befasojmë kriminelët”, ka thënë Kurti para gazetarëve.
Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se një shumicë e serbëve i kanë konvertuar targat e tyre në RKS dhe i kanë hequr ato të kohës së Millosheviqit, ndërkohë ka thënë se një pakicë e serbëve që janë nën presion të madh nga Beogradi s’po e bëjnë një gjë të tillë.
“Ka një kohë të gjatë që qytetarëve serb që po e zbatojnë ligjin dhe po i konvertojnë targat dhe që po i largojnë ato të kohës së Milloshviqit, po ju digjen makinat. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë. Gjithë këto veprime të strukturave ilegale që janë në listë të zezë të SHBA-së dëshmojnë që kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit”, ka thënë ajo.
Osmani ka thënë se vendimi për targat s’është kundër serbëve, derisa shtoi se lufta e Kosovës është luftë kundër bandave dhe luftë për sundim të ligjit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, për dy muaj 2 muaj vetëm 19 persona kanë konvertuar targën e veturës së tyre në RKS.
LEXO EDHE: Kurti kundër shtyrjes së afatit, mirëpo për 2 muaj vetëm 19 vetura konvertuan targat në RKS
Zëdhënësja e kësaj ministrie Nora Fetoshi në një përgjigje për Infokus ka treguar se 6 vetura janë nga regjioni i Gjilanit, 8 vetura janë nga regjioni i Mitrovicës, nga Prizreni janë tre vetura dhe nga regjioni i Prishtinës janë 2 të tjera./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Haradinaj rrëfen momente të vështira nga Haga: Thaçin nuk e kam pa kurrë ashtu, ju tha gjithçka
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka rrëfyer momentet e vështira...
-
Memli Krasniqi do të udhëheqë shtabin zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëheqë pers...
-
Kelmendi e quan Muratin ‘ministër lazadran’: Poshtërsia s’paska kufinj, ky popull s’e duron talljen dhe fyerjen e dinjitetit
Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas postimit të ministrit Hekuran Murat...
-
Reagon Lista Srpska: KQZ të veprojë sipas vendimit të PZAP për të na certifikuar
Lista Srpska ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë ...
-
Haradinaj për Krishtlindje viziton Pal Lekajn dhe ish-bashkëluftëtarin, Nik Hiseni
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Krishtlindje ka vizituar...
-
Ankesat e qytetarëve për ndërprerje të rrymës, Rizvanolli thotë se po ndodh për shkak të mbingarkesës së sistemit
Disa zona të Kosovës ditëve të fundit kanë mbetur për orë të tëra pa energji ...
-
Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, të përfshirë një autobus dhe një makinë
Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në...
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...
-
Lista Serbe fiton rastin në PZAP për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk ...
-
Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hek...