Fokus

Dehari sot do t’i drejtohet Presidentes Osmani për hapat e mëtutjeshëm në konstituimin e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 16 April 2025

Kryesuesi i seancës së djeshme konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka bërë të ditur se do t’i drejtohet me një letër Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu, për të kërkuar interpretim lidhur me situatën e krijuar gjatë seancës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Deharit, mbajtja e një seance të re brenda afatit ligjor prej 48 orësh është e pasigurt, përderisa nuk merret një përgjigje zyrtare nga presidentja e vendit.

“Derisa nuk marr një interpretim ose përgjigje nga presidentja, nuk është e qartë nëse do të mund të mbahet një seancë e re në afatin e përcaktuar”, është shprehur Dehari.

-Advertisement-

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Dehari kishte ndërprerë seancën konstituive, duke deklaruar se nuk kishte shumicë për ta vazhduar atë, pas dështimit për të votuar raportin për konfirmimin e mandatave të deputetëve.

Ndërsa ekspertët e cështjes këtë hap po e konsiderojnë vetëm tendencë për të blerë kohë pasi LVV-ja nuk i ka numrat për kryeparlamentarin.

Eugen Cakolli nga Institui Demokratik i Kosovës ka thënë dje për Infokus se roli i presidentes në aspektin ligjor ka përfunduar me thirrjen e seancës për konstituimin e kuvendit dhe se pjesa tjetër i takon këtij institucioni.

“Presidentja e ka kryer rolin e saj. Tashmë mjafton që kryesuesi i seancës në këtë rast, Zotëri Avni Dehari të ftojë seancën e re e cila është vijimësi e seancës së fundit dhe kjo seancë duhet të mbahet më së largti të enjten”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera