Fokus

Alarmon eksperti i sigurisë kibernetike: Rusët nisën sul*min e dytë ndaj Kosovës, target ishin mediat

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 11 April 2025

Halil Berisha, ekspert i sigurisë kibernetike, ka paralajmëruar për valën e dytë të sulmeve kibernetike që vijnë nga grupet e hakerëve rusë, të mbështetur nga shteti rus, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Berishës, këto sulme janë intensifikuar dhe këtë herë janë drejtuar kundër mediave të Kosovës.

Në një postim në “Facebook”, eksperti i sigurisë ka konfirmuar se grupet e hakerëve rusë kanë përdorur sulme DDoS (Distributed Denial of Service), një metodë e përdorur për të bllokuar aksesin në faqe interneti, duke i mbingarkuar ato me kërkesa të pavlefshme.

-Advertisement-

Sipas tij, objektiv i këtyre sulmeve ishin mediat kosovare që kishin raportuar mbi sulmin e parë ndaj institucioneve të Kosovës dhe që kishin publikuar shkrimin e tij paraprak, ku ai kishte paralajmëruar për këto sulme.

“Rusët nisën sulmin e dytë ndaj Kosovës.  Ashtu siç paralajmërova, grupet e hakerëve rus, të përkrahura nga vet shteti, kanë nisë valen e dytë të sulmeve. Tash target i patën mediat. Përmes sulmeve DDoS, ata sot targetuan një numër të mediave të Kosovës, të cilat shkruan në lidhje me sulmin e parë ndaj institucioneve dhe publikuan shkrimin tim paraprak”, ka shkruar Berisha.

Tutje eksperti ka treguar edhe disa nga mediat që kanë qenë target i këtij sulmi kibernetik./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera