Fokus

“Me hajna me hajna nuk ka shtet”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeshefit të ZRRE-së

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 11 April 2025

“Me hajna me hajna nuk ka shtet”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeshefit të ZRRE-së, shkruan Gazeta Infokus.

Protestues të shumtë kanë brohoritur para këtij institucioni “dorëheqje, dorëheqje” e “jashtë, jashtë”.

“Të dashur qytetarë sot është vetëm fillimi dhe nuk do të tolerohet më, zullumi këputet, qysh kanë me ju këput edhe pozitat ZRRE-së edhe krejt kush janë duke fituar në kurriz të qytetarëve”, ka deklaruar njëri ndër organizatorët e protestës, Luan Hasanaj.

-Advertisement-

Në hyrje të këtij objekti është shkruar edhe një grafit “KEDS t’i kthehet popullit”.

Ndryshe, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim sot për shtrenjtimin e energjisë elektrike, mirëpo nuk ka treguar se sa i bie kjo në përqindje.

Kryesuesi i Bordit të ZRRË’së, Ymer Fejzullahu, ka deklaruar se pas mbledhjes do të dalin me një komunikatë ku do të shpalosin detajet e vendimit./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera