Fokus

“Seanca tjetër mund të thirret edhe sonte, ligjërisht Presidentja e ka kryer detyrën, tash e ka radhën Kuvendi”

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 15 April 2025

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se presidentja Vjosa Osmani me thirrjen e seancës së sotme për konsituimin e kuvendit tashmë ka përfunfuar ligjërit detyrën e saj.

Ai në një intervistë për Gazetën Infokus ka deklaruar se ekzisotn një rrezik i bllokimit të Kuvendit, pavarësisht që me afatet ligjore, seanca tjetër duhet të thirret më së largu pas 48 orësh.

“Seanca e radhës duhet të vendoset më së largu të enjten. Në radhë të parë duhet ta bëjmë të qartë se Presidentja e vendit nuk ka rol konsultativ e as këshillues në raport me deputetë. Tash është në përgjegjësin e kryesuesit të seancës që të organizoj dhe të mbledh deputetë në një seancë të radhës më së largu 48 orë nga momenti i dështimit. Për shkak se nuk ka arsye që presidentja të caktojë një seancë të re. Në bazë të aktgjykimeve në fuqi të Gjykatës Kushtetuese seanca konstituive thirret vetëm një herë, ajo mund të dështojë sikur ka qenë përvoja në vitin 2014 përafërsisht 6 muaj”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndërsa ai ka thënë që nuk përjashtohet mundësi që një seancë e re të bëhet edhe sonte.

“Kjo nënkupton që një seancë e re duhet të mbahet më së voni të enjten paradite. Por që proceduralisht nuk përjashtohet mundësi që qysh sonte të mblidhet një seancë e re. Unë besoj që Presidentja e vendit do të duhej që ta bënte të qartë se ajo ka përmbushur obligimin e saj ligjor. Tash është përgjegjësi e partive politike që të sillen jo vetëm me maturi politike por edhe në harmoni me të gjitha ligjet në fuqi”, tha ai.

Kujtojmë se sot në seancë nuk kaloi as verifikimi i mandateve të deputetëve duke qenë se vetëm 52 vota ishin pro ndërsa të tjerat ishin kundër dhe abstenim./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera