Fokus

Ujësjellësi Prishtina porosit bileta avioni në vlerë të 30 mijë eurove

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 16 April 2025

Kompania Ujësjellësi Prishtina ka hapur një tender në vlerë të 30 mijë eurove për shërbime për udhëtime ajrore. Me këto para po parashikohet të blihen 70-75 bileta avioni.

Drejtuesit e kompanisë publike Ujësjellësi Prishtina duket se kanë vendosur që të “shëtisin” botën për disa ditë.

Për këto udhëtime tashmë është hapur edhe një tender, vlera e të cilit kap shumën e 30 mijë eurove, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Procedurat tenderuese janë parapatë të kryhen në fillim të muajit të ardhshëm.

“Shërbime për udhëtime ajrore (Aviobileta). Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 05.05.2025. Vlera e parashikuar e kontratës: 30,000.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është treguar se më këto para do të blihen 75 bileta, por që nuk është treguar se ne çfarë shtete do të udhëtohet.

Mirëpo, thuhet se shumica e udhëtimeve do të jenë nëpër Evropë.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që të lidhet një kontrate kornize me një Operator Ekonomik( OE) të kualifikuar i cili do te ofronte shërbimet e rezervimit dhe lëshimit te aviobiletave për udhëtimet zyrtare. Gjatë periudhës tre-vjeçare numri i përafërt i biletave do të jetë 70-75 bileta ne destinacione te ndryshme të botës( ku primare duhet te jetë aeroporti me i afërt-ne këtë rast aeroporti i Prishtinës). Destinacionet e udhëtimit bazuar në ndarje regjionale ne vlera te përafërta do të jenë 60 % shtetet e Evropës ndërsa 40 % pjese tjera të botës”.

Tutje tregohet se dërgesat do të dërgohen vetëm pas urdhrit blerës.

“Dërgesat do të kryhet vetëm pas dhënies së “urdhër blerjes” që do të lëshohet nga Autoriteti Kontraktues, gjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate publike kornizë. Përveç deklaratës se shkruar nën Betim, e nënshkruar nga tenderuesi duke përdorur formën në Aneksin 2, dëshmitë lidhur me kërkesat e provueshmërisë do të kërkohen nga tenderuesi të cilit autoriteti kontraktues ka ndër mend që t’ia jap kontratën”./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera