Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus
13:20 | 11 April 2025
Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike e thirrur nga grupi “Asnjë centë më shumë”, shkruan Gazeta Infokus.
Protesta ka filluar në Prishtinë, në të njëjtën ditë kur edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) mori vendimin përfundimtar për çmimin e ri të rrymës, i cili ende nuk është bërë publik.
Ndërkohë, zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë ka njoftuar edhe zyrtarisht se është marrë vendimi për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.
Kjo rritje do të jetë 16%.
“Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%”, tha ZRrE-ja në njoftimin për media.
Ky vendim erdhi pas mbledhjes së sotme të Bordi të Zyrës së Rregullatorit për Energji,
Aty u miratuan të Hyrat e Lejuara Maksimale për operatorët e licencuar, si në vijim:
– Kërkesa/propozimi fillestar i KOSTT-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT – ka qene 101.878 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 88.198 mil€;
– Kërkesa/propozimi fillestar i KEDS-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OSSH ka qenë 214.45 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 180.653 mil€;
– Kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të Hyrat e Lejuara Maksimale për FSHU ka qene 447.626 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 mil€, ku përfshihen operatorët e licencuar OSSH dhe OST/OT./ Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Kroacia të shtunën mban ditë zie për vdekjen e Papa Françeskut
Ditë zie do të shpallet në Kroaci të shtunën për shkak të vdekjes së Papa Fra...
-
Ari thyen rekord historik
Ari ka mbërritur vlera rekorde duke tejkaluar 3500 dollarëshin për ons (28 gr...
-
Prokuroria kërkon paraburgim për tre të arrestuarit për kri* me lu* fte
Tre persona janë arrestuar dje për krime lufte kundër popullatës civile. P...
-
Mediat serbe: Mbyllet restoranti i Milan Radoiçiqit në veri të Mitrovicës
Milan Radoiçiq, një biznesmen kontrovers, i cili pas konfliktit të armato...
-
I keqpërdori të dhënat e aplikuesve për kredi, Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar paraburgim për të arrestuarin për Keqpërdor...
-
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimi...
-
NATO e blen një sistem të avancuar të Inteligjencës Artificiale për të rritur aftësitë l*ftarake të Aleancës
NATO përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se ka blerë një sistem të av...
-
Ursula von der Leyen konfirmon pjesëmarrjen në varrimin e Papës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka konfirmuar pjesë...
-
Policia konfirmon të shtënat me ạrmë zjạrri në Pejë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 12:00 në afërsi të sta...
-
Tentim vrạsjạ në Pejë, ja kush janë të dyshuarit në përplasjen me ạrmë
Një gjuajtje me armë zjarri tek stacioni i Autobusëve në Pejë. Sinjali mës...
-
Plani i SHBA: Jo pranimit të Ukrainës në NATO dhe njohja e aneksimit të Krimesë nga Rusia
Ukraina është nën presion për t’iu përgjigjur këtë javë një propozimi të SHBA...
-
Të shtëna a* rmësh në Pejë, dyshohet për tentim vra* sje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në qytetin e Pejës. ...