Fokus

Mijëra qytetarë në rrugët e Prishtinës i bllokuan hyrjen edhe ZRRE-së, pamje të papublikuara nga protesta

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 11 April 2025

Mijëra qytetarë morën pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Infokus.

Duke kundërshtuar fuqishëm vendimin për shtrenjtimin 16% të çmimIt të energjisë, ata u nisën nga sheshi “Zahir Pajaziti” duke bllokuar rrugët e kryqyetit në drejtim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike.

Aty protestuesit barrikaduan hyrjen e ZRRE-së dhe kërkuan dorëheqjen e bordit, duke deklaruar se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të barrikadohen hyrjet e këtij institucioni.

-Advertisement-

Pamje nga lartë

“Kjo nuk është hera e parë e as e fundit që ne do të barrikadojmë hyrjen e ZRRE-së. Këtë do ta bëjmë deri në shfuqizim të këtij vendimi të padrejtë”, ka thënë Luan Hasanaj, njëri ndër organizatorët e protestës “Asnjë cent më shumë”.

Disa nga sloganet që u përdorën në protestë janë “KEDS ti kthehet qytetarëve”, “Obiliqi punon OEDS përfiton”, “Me hajna nuk ka shtet”, “Besa besa besën e kem dhanë ansjë cent më shumë na s’kem me dhanë”, e të tjera pankarta.

ZRRE në Kosovë ka dalë edhe me njoftim zyrtar, duke treguar se është marrë vendimi për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.

“Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%”, kanë shkruar nga ZRRE.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera