Dakaj reagon pas rritjes 16%: Çmimi i rrymës është “i lirë” – sepse Albini është bërë shumë i pasur
Autori: Gazeta inFokus
21:58 | 11 April 2025
Gazetari i Infokus, Shkelzen Dakaj ka reaguar ashpër pas vendimit të fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për rritjen e çmimit të energjisë për 16%, shkruan Gazeta Infokus.
Dakaj përmes një postimi në “Facebook”, ka kritikuar edhe mënyrën se si kompania KEDS/KESCO, pas privatizimit të distribucionit të energjisë elektrike, ka operuar me shkelje flagrante të ligjit.
Poashtu ai në reagimin e tij ka theksuar se sipas kontratës së shitblerjes, KEDS kishte obligim të investonte 300 milionë euro në rrjetin e energjisë elektrike, por këto investime kurrë nuk u realizuan ashtu siç ishte parashikuar nga Ligji i Prokurimit Publik.
“Çmimi i rrymës është “i lirë” – sepse Albini është bërë shumë i pasur. Kompania KEDS / KESCO, prej kur e ka privatizuar distribucionin e energjisë elektrike, ka operuar me shkelje flagrante të ligjit. Sipas kontratës së shitblerjes së distribucionit, KEDS ka marrë obligim të investojë 300 milionë euro në rrjet. Këto investime është dashur të bëhen sipas Ligjit të Prokurimit Publik. Megjithatë, ky ligj nuk është respektuar asnjëherë. Faturat e investimeve janë lëshuar paushall, ndërsa blerjet janë bërë kryesisht te kompani me aksionarë turq, me çmime shumëfish më të larta sesa vlera e materialeve të njëjta në treg. Shteti asnjëherë nuk ka kërkuar që të bëhet një hetim i këtyre faturave për vlerën e investimeve prej 300 milionë euro. Ky trend vazhdon edhe sot. Kompanitë e kontraktuara nga KEDS dhe KESCO janë kryesisht të lidhura me pronarë dhe shpesh bëhen me turqi, në mënyrë që të rritet artificialisht vlera e investimeve. Kjo “zvogëlon” fitimin zyrtar, e rrjedhimisht paguajnë tatimet shumë me pak në shtet. Në të njëjtën kohë, kjo sjell presion për rritje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët”, ka shkruar Dakaj.
Tutje, Dakaj ka kritikuar ashpër qeveritë e kaluara dhe akuzon Albin Kurtin për dyshime në lidhje me korrupsionin në sektorin e energjisë.
Sipas gazetarit, tani që Albin Kurti ka arritur pasurinë, nuk ka rëndësi më për sa është çmimi i rrymës dhe sa i varfër është qytetari kosovar, pasi ai vetë ka përfituar nga kjo situatë.
“Pushtetet e kaluara janë akuzuar shumë për lidhjet e tyre me këtë kompani. Por realisht, asnjëherë dhe në asnjë pushtet nuk është vjedhur më shumë, nuk i janë krijuar më shumë favore kompanisë KEDS/KESCO dhe nuk është dëmtuar më rëndë Korporata Energjetike e Kosovës. Albin Kurti ka qenë i pakorruptuar vetëm deri kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe me Turqinë. Pjesa tjetër mbetet histori. Kur ishte Albin Kurti i pakorruptuar, çmimi i rrymës ishte shumë i lartë për qytetarët më të varfër të Evropës. Por tani nuk ka më rëndësi sa është i varfër qytetari dhe sa i vështirësohet jeta qytetarëve nga rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike. Sepse Albini tashmë është i pasur. Ta gëzoni rritjen”, ka shkruar tutje Dakaj.
Ndryshe sot ZRRE, ka konfirmuar se rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%.
“Kërkesa/propozimi fillestar i KOSTT-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT – ka qene 101.878 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 88.198 mil€; Kërkesa/propozimi fillestar i KEDS-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OSSH ka qenë 214.45 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 180.653 mil€; Kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të Hyrat e Lejuara Maksimale për FSHU ka qene 447.626 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 mil€, ku përfshihen operatorët e licencuar OSSH dhe OST/OT”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e plotë:

T� tjera
-
Arrestohet dorasi i Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka arrestuar sonte Albert Sylajn, i dyshuari për vrasjen e ...
-
Shkoi te motra por s’i bënë zgjidhje, Albert Sylaj i ka minutat e numëruara nga arrestimi
Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, po realizojnë ak...
-
Pas pak pritet dorëzimi i Albert Sylajt
Njësitet operative policore kanë arritur të lokalizojnë Albert Sylajn, i dysh...
-
Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin ...
-
Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlindës është lokalizuar në zonën e Becit, mbrëmë është parë në Prishtinë
Informacione të reja kanë dalë në dritë lidhur me lëvizjet e mundshme të Albe...
-
Raportohet të jetë lokalizuar i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, kushti i tij i vetëdorëzimit: Vetëm 10 minuta të flas me familjen
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vend...
-
Exit poll-et në Izrael: As Netanyahu, as opozita nuk sigurojnë shumicën
EXit poll-et e publikuara pas mbylljes së vendvotimeve në Izrael tregojnë se ...
-
Aksidentet rrugore në Shqipëri: 1508 persona të lënduar gjatë nëntë muajve të vitit 2026
Statistikat zyrtare për periudhën janar-shtator të vitit 2026 tregojnë një rr...
-
Familja Qeriqi njofton për riatdhesimin e Rinesës, ende s’dihet data e kthimit në Kosovë
Familja Qeriqi ka bërë të ditur se procedurat për riatdhesimin e Rinesës janë...
-
Krasniqi me thirrje pas vrasj*es së Arlinda Zekajt: Letra e saj të vendoset në çdo institucion, krahas fotografisë së Presidentes
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën pena...

































