Lajme

Akuzat e Haki Abazit, Albulena Haxhiu ia tregon derën për t’u larguar nga LVV-ja

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 16 February 2023

Ministrja e Drejtësisë dhe anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Haki Abazi nuk mund të flasë në emër të Lëvizjes Vetëvendosje kur nuk përfaqëson qëndrimet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu ka thënë se Abazi “duhet të vazhdojë si deputet individual” nëse vazhdon të ketë mospajtime në qëndrime me Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë nuk mund të ndërhyjë si ministre, sikurse as kryeministri Kurti, në çështje që nderlidhen me Kuvendin. Kjo është në kompetencë të plotë të GP të Lëvizjes Vetëvendosje. Në parim mund të them, se personat të cilët nuk përfaqësojnë Grupin Parlamentar, nuk mund të flasin në emër të Grupit Parlamentar”, ka thënë Haxhiu.

-Advertisement-

“Unë vlerësoj se qëndrimet e tij shumë shpesh bien ndesh edhe me qëndrimet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ato të Qeverisë. Unë nuk e di se për çfarë e ka fjalën z. Abazi, e presim se çka do të ketë”, ka deklaruar ajo.

E pyetur nëse çështjet e ngritura nga Haki Abazi janë deklaruar në mbledhjet partiake të LVV-së, Haxhiu ka thënë: “Ai nuk është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm pjesë e Grupit Parlamentar. Andaj nëse do të flasë në emër të tij, duhet të vazhdojë si deputet individual mirëpo jo në emër të Grupit Parlamentar”.

Në një intervistë në RTK të mërkurën, ministrja e Drejtësisë i është përgjigjur edhe akuzave të Abazit mbi “urdhrin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkim”.

Haxhiu ka thënë se nuk ka asnjë vendim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe as të kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Abazit.

“Nuk ka asnjë vendim të partisë, të z. Kurti. Po them edhe një herë, (vendim) të partisë jo, të Grupit Parlamentar është në diskrecion të tyre se kush duhet të shkojë në komisione parlamentare. Është qëndrim i grupit, jo i individit”, ka thënë Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera