Aktakuzë ndaj 12 policëve dhe 2 doganierëve, morën ryshfet në pikën kufitare “Qafë Prush”

Autori: Gazeta inFokus
15:38 | 26 December 2023
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 12 zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për mbikëqyrje të kufirit Qafë-Prush dhe 2 zyrtarëve doganorë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Marrje e ryshfentit”, shkruan Reporteri.net.
Prokuroria njofton se të njëjtit kanë marrë ryshfet me rastin e kalimit në pikat kufitare “Qafë Prush” duke lejuar kështu hyrjen e personave në territorin e Kosovës, pa i verifikuar dhe kontrolluar.
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dymbëdhjetë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit ‘’Qafë Prush’’, dhe kundër dy zyrtarëve doganorë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se e kanë kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ e sanksionuar me nenin 421 të Kodit Penal.
“Prokurori Speciale njofton se të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë kanë marrë ryshfet nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Prokuroria thekson se zyrtarët e lartë ryshfet kanë marrë me rastin e kalimit në pikat kufitare ‘’Qafë Prush’’, me ç ‘rast kanë lejuar hyrjen e personave në territorin e Kosovës, pa i verifikuar dhe pa i kontrolluar nëse i plotësojnë kushtet ligjore për hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi.

Të tjera
-
Bajrami pasi dorëzoi lëndën në Kushtetuese: Në shenjë proteste do të vazhdojmë me fjalimet edhe pasi Dehari ta mbyllë seancën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, është dekl...
-
Statovci: Me këtë fuqi që ka, NISMA s’mund ta marrë kryetarin e kuvendit
Deputetja e grupit parlamentar të VV-së, Jeta Statovci ka folur lidhur me zhv...
-
Çka pas 30 ditësh? Osmani paralajmëron pasoja juridike: Do t’i drejtohem gjykatës, dua të sqarohet
Për më shumë se një muaj partitë politike e në fakt edhe opinioni publik në t...
-
Ngritet aktakuzë ndaj 4 personave për mashtrim, shmangie nga tatimi, keqpërdorim ekonomik dhe pastrim parash, dëmi mbi 1.8 milion euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave pë...
-
Shala: Kurti, shembull i qartë i vdekjes së etikës politike
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ditë më parë ka deklaruar se udhëheqësit e...
-
Pamje spektakolare: Sot hapet nënkalimi më i madh në Ferizaj, duke qenë më i veçanti në Kosovë
Sot në Ferizaj pritet të haper një nënkalim tjetër edhe më gjigant dhe më i v...
-
Deklarimet e Albin Kurtit për Thaçin e Veselin, Gjykata Speciale: S’ndikohemi nga politika e komentet publike
Deklarimi i kryeministrit në detyrë dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, se Th...
-
Avokati Fetahu jep detaje për lëndën e PDK-së për shkeljet e LVV-së në Kuvend që u dorëzua dje në Gjykatën Kushtetuese
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu ka dhënë detaje shtesë...
-
Vdekja e një personi në stacionin policor në Suharekë, IPK rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe dy policëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stacionin Policor të Suharekës, ku një pers...
-
Kurti e uron Trumpin e SHBA-në në ‘facebook’ për Ditën e Pavarësisë: Qoftë e përhershme aleanca
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ur...
-
Pasi OSHP pezulloi tenderin e dyshimtë, 137 milionë euro të KEK-ut, Murati ‘bëhet’ nervoz me Bajramin: Po ndalin punët e mira
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi deputetja e LD...
-
Edi Rama feston 61 vjetorin, Akademia Politike e PS videourim me Inteligjencë Artificiale
Akademia Politike e Partisë Socialiste ka realizuar një videourim special me ...