Lajme

Aksioni “TOTO”: 13 të arrestuar, mbi 55 mijë euro të sekuestruara e 6 vetura

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 06 October 2022

Policia ka dhënë detaje për rastin “TOTO”, ku bëhet e ditur se janë arrestuar 13 të dyshuar.

Sipas njoftimit,  gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit.

“Nga njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, me autorizim të Prokurorit të shtetit Prokuroria Themelore Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, të mbështetur  nga njësitë e specializuara policore kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës dhe operacionin e koduar TOTO ku janë arrestuar 13 të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të cekura më lartë. Gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura. Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Tutje, bëhet e ditur se të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kujtojmë se në mesin e të arrestuarve është edhe një zyrtar policor.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera