Sport

Afrim Tovërlani kritikon ashpër disa klube të Superligës

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 31 January 2021

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani, është i ftuar në emisionin ‘Dueli Sportiv’, ku po diskuton për fazat përgatitore të skuadrave të Superligës, shkruan Gazeta inFokus.

Tovërlani ka kritikuar ashpër disa klube që nuk i kanë publikuar rezultatet e ndeshjeve miqësore të zhvilluara gjatë fazave përgatitore.

Ai ka thënë se fshehja e rezultateve është amatorizëm total i klubeve.

-Advertisement-

“Shumë skuadra kanë fshehur rezultatin e ndeshjeve miqësore. Rezultatet i kemi marrë vetëm nga mjetet e informimit dhe jo nga faqet zyrtare të klubeve. Kjo është një amatorizëm total, sepse nuk ke se çfarë fsheh sepse kampionati vjen dhe shikohet se çfarë pune ka bërë secila skuadër”, ka deklaruar Afrim Tovërlani.

Shumica e klubeve të elitës së futbollit kosovar tashmë i kanë përfunduar fazat përgatitore jashtë vendit dhe stërvitjet tash po i kryejnë në Kosovë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera