Krahasuar me numrin e banorëve, Mali i Zi mori një përqindje të lartë të refugjatëve ukrainas, si dhe ka dhënë ndihma financiare dhe ushtarake për Ukrainën./rel
Abazoviq: S’kemi informacion për pjesëmarrjen e qytetarëve malazezë në destabilizimin e Moldavisë
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 14 February 2023
Kryeministri dhe koordinatori i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka informacion se individë nga Mali i Zi po planifikojnë të destabilizojnë Moldavinë për nevojat e Rusisë. Këtë përgjigje, Abazoviq ia ka dhënë Radios Evropa e Lirë më 14 shkurt.
Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, më 13 shkurt tha se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdorin këtë në luftën kundër Ukrainës. Sipas saj, ky plan përfshin qytetarë të Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë që hyjnë në Moldavi.
“Ne do të përpiqemi të kontaktojmë me zyrën e tyre për sqarime shtesë. Nëse është e nevojshme, shërbimet tona të sigurisë do të kryejnë kontrolle shtesë. Nëse ata kanë ndonjë informacion më shumë, ne jemi të gatshëm ta dëgjojmë atë”, tha Abazoviq.
Ai tha gjithashtu se deklarata të tilla nuk duhet të ndërlidhen me politikat e Qeverisë dhe shtetit, por nëse personat e tillë ekzistojnë, bëhet fjalë për individë të papërgjegjshëm.
“Më dukej pak e ashpër, sepse krijohet përshtypjen se Mali i Zi po merr pjesë në problemet që ekzistojnë në Moldavi. Mali i Zi ka mjaft probleme të veta, por ne jemi këtu nëse mund t’i ndihmojmë”, tha Abazoviq.
Abazoviq kujtoi se Mali i Zi është tërësisht në përputhje me politikën e Bashkimit Evropian për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, si dhe ka ndihmuar Ukrainën dhe refugjatët ukrainas.
“Ne japim kontribut nga i cili nuk do të turpërohej asnjë vend evropian”, tha ai.
Të tjera
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...
-
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA’të: Janë aleati ynë kryesor
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e në...
-
Leposaviq: U has me uniformë me emblema të Serbisë, arrestohet e më pas lirohet
Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt. ...
-
25 vjet nga masằkrằ në Burgun e Dubravës
25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha n...
-
“Stoli ari, para dhe 11 ora”, vjedhje e rëndë në Graçanicë
Një burrë në Graçanicë ka raportuar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij dhe i...
-
Nënsekretarja Allen mbërrin në Presidencë, nis takimin me Osmanin
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka mbërritur në Presidenc...
-
Bajrami: Kurti të japë dorëheqje, nuk i bëjmë favor me shpërndarje të Kuvendit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për ke...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës, deklarohet avokatja e tij
Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u ...
-
Prishtinë: Babë e bir rrằhen mes vete
Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. R...
-
Kosova dhe ShBA-ja sot nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim në...
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...