A u godit nga rrufeja aeroplani që po vinte nga Zvicra në aeroportin e Prishtinës? Flasin nga Aeroporti

Autori: Gazeta inFokus
11:31 | 28 July 2022
Një aeroplan i cili po barte udhëtarë nga Zvicra është raportuar se është goditur nga rrufeja të mërkurën në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas raportimeve thuhet rrufeja e kishte goditur aeroplanin pas aterimit ne aeroport dhe se nuk ka të lënduar por që ende nuk dihet vlera e dëmeve materiale të shkaktuara.
Gazeta Infokus në lidhje me këtë ka kontaktuar me zyrtarë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, të cilët pranuan se për shkaqe teknike aeroplani i njëjtë nuk është kthyer përsëri për në lokacionin që e kishte të caktuar, mirëpo duke mos dhënë detaje nëse ky problem teknik erdhi si pasojë e goditjes nga rrufeja.
“Fluturimi që ka arritur dje në Prishtinë me kompaninë GP Aviation për shkaqe teknike nuk është realizuar në kthim”, ka deklaruar zëdhënësja për informim Valentina Gara.
“Për detaje shtesë ju lusim të kontaktoni kompaninë ajrore”, shtoi zëdhënësja e aeroportit.
Ndryshe, sipas raportimeve në media thuhet se fluturimi i anuluar ishte i paraparë të realizohej për në Nuremberg të Gjermanisë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Infektohet me linë e majmunëve 4-vjeçarja në Gjermani
Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me...
-
Akuzat se s’ka investime, kështu thotë VV-ja se i shpërndau paratë Qeveria Kurti
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të propagandojë për punët e Qeverisë. Në një ...
-
Shpallet i pafajshëm zyrtari i Komunës së Prishtinës, i akuzuar për manipulim me leje ndërtimore
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues për arkitektin e...
-
Numër i madh i vizitorëve në hotelet e Kosovës, këto janë statistikat
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në K...
-
Dy të vdekur dhe afro 1 mijë raste të reja me Covid-19 brenda një dite në Kosovë
Ministria Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 952 ra...
-
Hoti me kritika ndaj Qeverisë: Nuk po e rishikoni buxhetin – po e dëmtoni ekonominë
Ish-ministëri i Financave, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kur...
-
Hyn në fuqi sot plani i BE-së për emergjencën e gazit
Plani i emergjencës së Bashkimit Evropian për t’i paraprirë ndërprerjes së mu...
-
MPB jep detaje për regjistrimin e automjeteve nga “PM”, “KM”, “PZ”, në RKS që do të bëhet brenda muajit shtator
Që nga vendimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Pun...
-
Ibrahimi-Kurtit: Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik
Analisti politik Ilir Ibrahimi, së fundmi ka komentuar deklarimet e kryeminis...
-
Ekskluzive: Flet Aida Birinxhiku, 23 vjeçarja nga Kosova që po shkëlqen në fushatën e partisë Socialdemokrate në garë për deputete në parlamentin Suedez
Aida Birinxhiku është vetëm 23 vjeçare, por ka arritur të bëhet një emër i nj...
-
Kievi thotë se rusët po tentojnë t’ia zhvendosin forcat nga Donbasi
Ofensiva ruse është duke vazhduar drejt qyteteve Bakmut dhe Avdjivka në rajon...
-
Një fëmijë infektohet me linë e majmunëve në Gjermani
Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me...