Fokus

A do të përfitojnë nga shtesat 100 euro të qeverisë edhe studentët e universiteteve private?

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 19 April 2022

Edhe studentët e universiteteve private do të jenë përfitues të shtesës prej 100 eurosh njësoj si studentët e universitetit publik, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Muharrem Shahini.

Nga shtesa prej 100 eurosh do të përfitojnë 80 mijë studentë.

-Advertisement-

Kujtojmë se në javën e kaluar përkatësisht më 12 prill, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media njoftoi për shtesën prej 100 eurosh e cila do të jetë në kuadër të pakos për ringjallje ekonomike.

“Për muajin prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencës. Pensionistëve do t’u ndahen nga 100 euro shtesë për muajin prill, dhe do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension. Për herë të parë, do të mbështesim me 100 euro të gjithë punëtorët e sektorët privat”, ka thënë Kurti.

Nga kjo shtesë do të përfitojnë edhe pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat.

E nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë eurosh do të përfitojnë 800 mijë qytetarë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera