Haradinaj zbulon detaje nga darka e politikanëve në shtëpinë e Hashim Thaçit
Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 20 January 2020
Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë ka dhënë detaje rreth darkës në shtëpinë e re të Presidentit Hashim Thaçi në Prishtinë, që ishte mbajtur në shkurt të 2019-s.
I pranishëm në këtë darkë përveç Thaçit, Haradinajt, Pacollit, Veselit e Limajt ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
E pikërisht nga kjo darkë fillojë ‘thyerja’ e madhe mes Ramush Haradinajt e Edi Ramës.
“Gjatë bisedës në këtë darkë është ekspozuar edhe njëherë kjo ide (shkëmbimi i territorit) edhe aty ka ndodhë shpjegim i jem definitiv që çështjet e Kosovës, nuk janë çështje të tij dhe nuk duhet ai mi trajtu”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri në largim ka bërë më dije që gjatë darkës ka pasur edhe siç i quan ai “momente të ndjeshme” të Edi Ramës.
“Qysh është tradita jonë, e shqiptarëve unë kam qenë në shtëpi të zotërit Thaçi pritja ka qenë në rregull, tamam shqiptare, ne kemi qenë të gjithë shqiptarë aty ulë dhe jam munduar ta ruaj atë takim me kurtuazinë mos me dëmtu atë situatë kur jemi disa shqiptar bashkë. Gjatë bisedës ka pasur edhe momente të ndishme të kryeministrit të Shqipërisë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka theksuar se gjatë kësaj darke ka qenë i prerë në vendimin e tij për çështjeve e territorit të Kosovës, teksa shton se ka respektuar sofrën ku ishte i ulur.
Gjatë intervistës, Haradinaj pohon se gjatë kësaj darke është diskutuar edhe çështja e varrit të heroit, Isa Boletinit duke mos u lëshuar në detaje.
Haradinaj ka theksuar se Presidenti, Hashim Thaçi ka qenë mjaftë i tërhequr. Teksa ka theksuar se publikisht Thaçi ka përkrahur idenë për shkëmbimin e territorit me Serbinë.
Të tjera
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...