Ekskluzive| Contour Global nuk ka para për “Kosovën e Re”, termocentrali afër dështimit
Autori: Halil Berisha 15:09 | 05 December 2019
Ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” duket se është shumë afër dështimit. Gazeta inFokus, ka marrë vesh nga burimet e saj të sigurta se kompania Contour Global, e cila u zgjodh nga Qeveria e Kosovës për ta realizuar këtë projekt nuk ka arritur ti siguroi ende paratë.
Fondi amerikan “OPIC” nga i cili pritej të siguronte paratë për financimin e ndërtimit të termocentralit nuk e ka shqyrtuar fare kërkesën e Contour Global.
“Fondet qe ka pas t’ia siguroi OPIC në dhjetor nuk janë siguruar. OPIC nuk ia ka aprovuar kompanisë “Contour Global” mjetet në ketë periudhë por e ka shty deri ne mars afatin për me vendos”, i ka thënë Gazetës inFokus një zyrtarëi lartë i përfshirë në këtë proces.
Në muajin mars është afati i fundit kur duhet te përmbyllet kontrata me Contourin dhe Qeverinë e Kosovës ndërsa thuhet se kompania nuk i ka ofruar ende Qeverisë dëshmi se do të siguroi financim të qëndrueshëm deri atëherë.
Këtë nuk e kanë mohuar as pohuar zyrtarët e kompanisë Contour Global.
“Nuk kemi ndonjë koment nga kompania për këtë”, ka thënë për gazetën inFokus drejtori Financiar i kësaj kompanie, Scott Durant.
Ndërkaq, gazeta është në pritje të përgjigjeve nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës lidhur me situatën e krijuar.
Burime brenda këtij institucioni kanë bërë të ditur se Contour Global është duke shfrytëzuar mungesën e formimit të institucioneve të reja për të fajësuar Qeverinë për dështimin e projektit.
Kjo pasi Kosova tani nuk ka Kuvend funksional e rrjedhimisht nuk mund të miratohet pako financiare që nevojitet si garanci shtetërore për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.
Në bazë të kontratës, Kosova do të detyrohet t’ia paguajë “Contour Global”-it 19 milionë euro në rast se kjo marrëveshje dështon të ratifikohet në Kuvend.
Marrëveshja me “Contour Global”-in për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re” me kapacitet 450 megavat, është nënshkruar më 20 dhjetor të vitit 2017.
Ky, pritej që të kushtonte afër 1 miliard e 300 milionë euro, shkruan gazeta inFokus.
Në fillim, financimin e këtij projekti mendohej që do ta bënte Banka Botërore, por që kjo e fundit ishte tërhequr.
Aryse thuhej të ishte mos-financimi i projekteve që kanë të bëjnë me djegien e thëngjillit për shkak të mbrojtjes së ambientit.
“Kosova mund të përmbushë nevojat e saj të ardhshme për energji elektrike të paktën me kosto më të ulët duke zhvilluar burimet e saj të ripërtëritshme të energjisë, duke investuar në efiçiencën e energjisë dhe duke pastruar gjenerimin ekzistues të energjisë nga qymyri”, ka shkruar Gerard Ëynn, Konsulent për financimin e energjisë në IEEFA.
Megjithatë, një ndër projektet më të mëdha në Kosovë, ishte planifikuar që të fillohet të ndërtohet këtë vit, ndërsa në punë të vihet në vitin 2023.
E ky projekt, ishte kundërshtuar nga disa përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe politikan.
Kjo, me arsyen kryesore që ata patën dhënë, ndotja e ajrit dhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike.
Megjithatë, se ndotja e ajrit do të jetë minimale, apo fare, kishin thënë përkrahësit e projektit dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, duke u thirrur në atë se në ndërtimin e tij do të jetë teknologjia e fundit, shkruan gazeta inFokus.
E për çmimin, rritja e tij ishte arsyetuar me prodhimin e energjisë elektrike nga teknologjia më e re, por edhe amortizimit të të teknologjive të vjetra të cilat tanimë janë në funksion.
Kosova ka më shumë se 10 miliard tonë linjit dhe kështu është vendi i pestë në botë për nga sasia, e që kjo planifikohej të shfrytëzohej nga termocentrali i ri./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...