Çka është sistemi modern raketor rus S400 që e mori Turqia e po e synon Serbia?
Autori: Halil Berisha 10:50 | 25 November 2019
I njohur si S400, sistemi rus i raketave ka shqetësuar vendet perëndimore e aleancën veriatlantike.
Kjo, për shkak se këtë sistem, e i cili nuk mund të bashkëpunoj me sistemet e NATO-s, është porositur e po i dërgohet vendeve që synojnë të jenë pjesë e NATO-s, shkruan gazeta inFokus.
Në fakt, ky sistem mbrojtës raketor është ndër më të mirët e më modernët që ka Rusia.
Çka është sistemi mbrojtës raketor S400?
S400, është sistem raketor kundërajëror, i zhvilluar së pari në vitet e 90-ta si përmirësim i familjes S-300.
Ka qenë në shërbim të Forcave të Armatosura Ruse që nga viti 2007, shkruan gazeta inFokus.
10 vite pas, nga “The Economist”, ky sistem është përshkruar si ndër sistemet më të mira ndonjëherë kundërajrore, ndërsa nga ekspertët e fushës konsiderohet si ndër sistemet më të avancuara të mbrojtjes.
Në fakt, për dallim nga sistemet tjera, ky, S400, është aq i avancuar sa konsiderohet si ndryshues i komplet lojës së luftës ajrore, shkruan gazeta inFokus.
Arsye është se ky sistem është i aftë të lëshoj disa raketa përnjëherë të cilat detektojnë e sulmojnë aeroplanët ushtarak të huaj, apo raketat armike.
S400 ka katër lloje të raketave, që dallojnë në varësi prej distancës që ato “patrullojnë”:
40N6E – janë raketat me distancën më të gjatë, që arrijnë të detektojnë deri në 400 kilometra,
48N6 – janë raketat e dyta me distancën më të gjatë, me rreze veprimi deri në 250 kilometra,
9M96e2 – janë raketa me rreze veprimi deri në 120 km dhe
9m96e – me rreze veprimi deri në 40 km.
Dallimi i S400 rus, me ato amerikane që konsiderohen si konkurrentë, “US Patriot System”, është që kjo e fundit, ka vetëm një lloj rakete, deri në 96km, shkruan gazeta inFokus.
Por, veç largësisë, sistemi rus i raketave, përkatësisht raketa 9M96e2 është një nga rekordthyesit, pasi shpejtësia që arrin është rreth 5000 metra për sekondë, ose 18 mijë e 500 kilometra për orë.
Kush e ka sistemin S400?
Veç Rusisë që është prodhuese e shpërndarëse e këtij sistemi mbrojtës raketor, kjo, këtë sistem e ka shpërndarë edhe tek vendet tjera, sidomos tek ato që ka raporte të mira, shkruan gazeta inFokus.
Në fakt, për disa këtë e ka bërë edhe krejtësisht falas.
Bellarusia, më 24 gusht 2007, ka bërë kërkesë zyrtare për tu pajisur me dy batalione S400, derisa në vitin 2016, i ka marrë këto dy batalione pa asnjë cent.
Kina, në mars të 2014, ishte raportuar se Presidenti rus, Vladimir Putin, ka autorizuar shitjen e këtij sistemi në Republikën Popullore të Kinës. Shpërndarja u bë në janar të 2018, derisa testimet e këtij sistemi u bënë për herë të parë në gusht të 2018, shkruan gazeta inFokus.
Vende tjera që kanë sistemin në fjalë janë edhe Algjeria, Arabia Saudite e India.
Ndërsa, interesim për to kanë shprehur Irani, Korea e Jugut, Egjipti, Iraku, Katari e Pakistani.
Sistemin rus e mori edhe Turqia dhe acaroi raportet me SHBA-në e NATO-n.
Ishte viti 2009 kur për herë të parë Turqia, vend që synim ka anëtarësimin në NATO, bëri publik interesimin për këtë sistem raketor nga Rusia.
Në fund të vitit 2017, Presidenti turk, Erdogan, dhe zyrtarët rus, nënshkruan një kontratë me vlerë 2.5 miliardë dollarë për të marrë sistemin mbrojtës S400.
Kjo nuk i pëlqeu shumë NATO-s e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku sekretari i shtetit, Mike Pompeo, e pa shumë problematike këtë ujdi, shkruan gazeta inFokus.
Por, pavarësisht kërcënimeve për sanksione, Erdogan, nuk u tërhoq nga blerja e këtij sistemi, duke thënë që kjo ishte marrëveshje shumë më e mirë se sa ajo e ofruar nga SHBA-të, për blerjen e sistemit të tyre “MIM-104 Patriot”.
Turqia, së pari mori sistemin në korrik të këtij viti, duke bërë që SHBA-të, ta largojnë Turqinë nga programi “F-35”.
A po e merr këtë sistem edhe Serbia?
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 24 tetor të këtij viti, paralajmëroi që ky sistem, do të jetë i pranishëm në ushtrimin e përbashkët ruso-serb i njohur si “Slavic Shield”.
“Sistemi S-400 është tanimë këtu për arsye të këtij ushtrimi dhe do të shkoj ta shoh nesër”, pati deklaruar Vuçiq më 24 tetor, shkruan gazeta inFokus.
Ndërsa edhe ministria e mbrojtës ruse pati thënë që dy këso sisteme raketash do të jenë pjesë e këtyre ushtrimeve me Serbinë.
Në fakt, kjo është hera e parë që S-400 dhe Pantsir-S do të jenë pjesë e ushtrimeve jashtë Serbisë, ishte thënë në një njoftim të ministrisë ruse të mbrojtjes.
Sistemi S400 u “turpërua” nga Izraeli
Pavarësisht që po konsiderohet si ndër sistemet më të forta e më moderne në botë, të mbrojtjes kundër-ajrore, ky sistem dështoi tmerrësisht kur u përballë me shtetin e Izraelit.
Kjo, pas një sulmi që aeroplanët ushtarak Izraelit, bën në Siri, ndaj forcave Iraniane, si kundërpërgjigje e sulmeve të këtyre të fundit, shkruan gazeta inFokus.
Aeroplanët izraelit F-35s, jo veç që hyn në zonën ajrore të Sirisë, por edhe fluturuan disa qindra kilometra mbi hapësirën e mbrojtur nga sistemet ruse S-300 dhe S-400.
E këto të fundit dështuan të detektojnë aeroplanët “Israeli Air Force F-35 Lightning II”, që fluturuan mbi Damask./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Jo, koha nuk është në anën e Rusisë
Shkruan Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e J...
-
Lajcak: Kosova të nis themelimin e Asociacionit dhe ta pranojë draftin e BE-së
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i pyetur për zbat...
-
Komandanti i KFOR-it: Bëmë përforcimin më të madh në dekadën e fundit
Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutas, ka folur lidhur me situatë...
-
Menduh Thaçi: Me Albinin nuk kam hatërmbetje, do të pajtohemi shpejtë
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka ha...
-
Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë, po përgatiten ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të ...
-
Rezoluta për Srebrenicën, pro dhe kundër
Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për Srebrenicën, ...
-
Prej një dekade Kosova nuk po arrin ta funksionalizoj Sistemin Informativ Shëndetësor
Ani pse ka kaluar një dekadë prej kur kishte filluar provimi i zbatimit të Si...
-
Reshjet e shiut, Policia e Kosovës me apel për qytetarët
Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, Policia ka a...
-
Vrἀsje në tentativë në Ferizaj: Gjashtë muaj në vonë Policia arreston katër persona
Më 17 tetor të vitit 2023, pas mesnatës në Ferizaj, kishte ndodhur një gjuajt...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, garë e “nxehtë” te shqiptarët
Partive politike dhe kandidatëve për president u kanë mbetur edhe tri ditë pë...
-
Arrestohet shoferi i autobusit në Vërmicë, i ofroi policit ryshfet pesë euro
Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonis...
-
Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurti merr kundërpërgjigje nga një prokuror
Udhëheqësi i Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale, Ilir Mori...