IPKO ua vështirëson jetën qytetarëve
Autori: Doresa Geci 14:20 | 21 June 2019
Mijëra përdorues të operatorit mobil IPKO në mbarë Kosovën vazhdojnë të kenë probleme me qasjen e tyre në internet dhe thirrjet telefonike.
Edhe pse nga kjo kompani kanë njoftuar se ky problem është rregulluar, një gjë të tillë po del se nuk ka ndodhë në të vërtetë.
Për shkak të problemeve në procesin e kalimit nga kodi i vjetër +386 me vonesë në kodin e ri +383, konsumatorët e kësaj kompanie, sidomos ata jashtë qytetit të Prishtinës po përballen me veshtirësi të mëdha.
Lidhur më këtë Gazeta inFokus ka kërkuar sqarime nga zyrtarët e kompanisë IPKO, por këta të fundit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.
Në një njoftim të mëhershëm për medie kanë njoftuar se telashet me internetin janë shfaqur kryesisht te përdoruesit e telefonave të kompanisë Apple, dhe se janë në kontakt me këtë kompani për ta zgjidhur problemin.
Mirëpo, sipas njohësve të teknologjisë, ky problem ka mundur të evitohej sikur të respektohej afati për kalim në kodin e ri të telefonisë.
Për këtë gjendje të kompanisë është e njoftuar edhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
“Operatori na ka njoftuar neve se ka disa probleme teknike te cilat kanë ardhur pas fillimit zbatimit të plot të kodit të +383, dhe janë në proces të zgjidhjes se problemit ne mënyrë sa më të shpejt në bashkëpunim me prodhuesin e telefonit Appel”, ka thënë Kryetari i Bordit të ARKEP-it,Kreshnik Gashi për gazetën inFokus.
Por sipas tij procesi i implementimit të kodit të telefonisë të ri është kompleks dhe në këtë rast çështja ka të bëjë me prodhuesin e pajisjes Appel dhe jo me operatorin .
Mirëpo IPKO është një ndër operatorët e fundit që ka bërë kalimin nga kodi i vjetër në të riun.
ARKEP pati dhënë afatin deri 31 tetor 2018 për të gjithë operatoret për kalim në kodin e ri, por ky operator nuk ka zbatuar këtë afat, dhe deri në qershor të këtij viti nuk ka filluar të bëjë këtë kalim.
Për këtë vonese IPKO është dënuar më 50 mije euro nga ARKEP-i.
“Me qellim të zbatimi sa me të shpejtë të kodit të ri ARKEP nga datat 15 janar të gjithë operatorët janë gjobitur në masën 10 mijë euro në baza mujore” ka thënë Gashi./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo...
-
Alma zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët
Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shko...
-
Shkodër: Një 9-vjeçare dyshohet se u vetëv*a pas dhu*ës së ushtruar nga babai
Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një v...
-
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe
Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Paran...
-
Kina lëshoi Chang’e-6 për të marrë mostra nga Hëna
Kina lëshoi anijen kozmike Chang'e-6 për të mbledhur dhe kthyer mostra nga an...
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...