Fokus

Alarmojnë psikologët, greva e dëmshme për nxënësit

Autori: Xhejlane Kaçiu 11:45 | 14 January 2019

Greva e nisur të hënën nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës pritet të ketë efekte negative tek nxënësit.

Psikologia Etleva Durmishi ka thënë për gazetën inFokus se rritja e pagave të mësimdhënësve duhet të bëhet në varësi prej angazhimit dhe rezultateve që japin secili nga ta.

Kjo sipas saj do të nxiste edhe të tjerët mësimdhënës që të përkushtoheshin më shumë dhe që rezultatet të jenë më të kënaqshme.

-Advertisement-

Edhe pse, përvoja e saj ka qenë e mirë gjatë shkollimit ajo thotë se raportet mësimdhënës-nxënës nuk janë të shëndosha.

“Mbi të gjitha, nuk ekziston një raport i shëndoshë nxënës-mësimdhënës, edhe si pasojë e metodave që nuk janë mjaftueshëm cilësore” thotë Durmishi.

Kjo ndërprerje e mësimit, duke u paralajmëruar se mund të zgjas edhe me muaj, sipas Durmishit mund ta komplikoj edhe më shumë gjendjen në arsim.

“Meqë sistemi ende nuk është i stabilizuar do të thotë për nga cilësia e punës edhe metodës, mbingarkimin me lëndë të cilat nuk përpunohen plotësisht që ndikojnë negativisht edhe jashtë grevës, mund të komplikohet edhe më shumë kur të bëhet e nevojshme të kompensohet mësimi. Atëherë bëhet edhe më sipërfaqësore edhe e dëmshme” tha psikologja Durmishi për gazetën inFokus.

Sipas saj, as Arsimi i Lartë nuk qëndron më mirë sa i përket punës me studentë, megjithëse pagat e tyre janë shumë më të larta se mësimdhënësve në Arsimin e Mesëm dhe të Ulët.

“Në fakultet po njëjtë, ishte një qasje shumë joserioze profesorë-studentë. Pasojat e një sistemi të tillë edukimi shihen kaq vonë sa të mos i gjesh me rrënjët e problemit. Një metode shumë artificiale e punës, një paaftësi për ta përshtatur me nevojat praktike e pa asnjë përpjekje serioze për të zgjuar potencialin e secilit nxënës” shprehet Durmishi.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy