Narkoza e vizave – Mit apo Realitet (10)
Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 09 January 2019
Shkruan: Agron HOTI
Paradoksi
E paradoksi ndodhi kur Tribunali i Hagës si duket nuk mjaftoi për hetime të gjoja krimeve të luftës, Këshilli i Evropës përmes Raportit të DickMartyt dëmtoi rëndë luftën çlirimtare të Kosovës të bërë kundër Serbisë, si rezultat i të cilit u themelua Gjykata Speciale për krime lufte, si rast i paprecedentë në botë. Thua ti se Tribunalin e Hagës e ndalonte ndokush që të arrestonte dhe dënonte këdo nga Kosova.
Si mund ta pengonin shqiptarët funksionimin e Tribunalit të Hagës, kur ata bashkëpunonin plotësisht me të?! Si mund ta pengonin themelimin e Gjykatës Speciale kur vetë Parlamenti jonë e votoi atë?! Ndërsa ishin serbët dhe tërë rajoni që fshihnin kriminelët dhe nuk bashkëpunonin. Dhe shqiptarët e Kosovës e përbinë edhe këtë të keqe të pariparueshme, vetëm e vetëm që të japin shembullin demokratik, se jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo segment të bashkësisë ndërkombëtare. Askush nuk e vlerësoi këtë akt të pashembullt të Kosovës. E absurditeti rritet, kur na thuhet se kjo gjykatë është e Kosovës e në anën tjetër pritet të operojë nga Holanda.
Pse nuk na thuhet nga BE se kjo Gjykata Speciale u themelua si rezultat i lobimit të madh serb e rus, të cilëve Këshilli i Evropës u kishte mbetur mekanizmi i vetëm ndërkombëtar ku mund të shtynin përpara një rend-ditë të rrezikshme dhe poshtëruese për Kosovën?! Dhe kjo u bë sepse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, institucion ky i Kombeve të Bashkuara, i ndërpreu çdo rrugë të mëtejme të Serbisë dhe aleatëve të saj për të kontestuar pavarësinë e Kosovës.
Prandaj, Serbia kërkonte rrugë alternative për të dërmuar imazhin dhe të ardhmen e Kosovës, e Këshilli i Evropës ishte rasti ideal, të cilin serbët edhe e shfrytëzuan. E në Këshillin e Evropës kanë ndikim të madh dhe mundësi në numra vendet satelite të Rusisë. Dhe ashtu në fakt ndodhi, kur të gjithë satelitët e Rusisë votuan Raportin e DickMartyt.
Nëqoftëse bashkësia ndërkombëtare dhe veçanërisht BE kritikojnë vazhdimisht Kosovën për sundim jo-efektiv të ligjit, pse BE përmes misionit të EULEX-it nuk u mor asnjëherë me rastet e privatizimit, në të cilat flitet se ka vluar korrupsioni dhe krimi i organizuar?! E dihet që privatizimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit menaxhohej nga shtylla e katërt e UNMIK-u gjatë periudhës 2000-2008.
Shtylla e katërt e UNMIK-ut ishte vetë BE-ja nën autoritetin e OKB-së, ndërsa vala më e madhe e privatizimeve në Kosovë shikuar në vlerë monetare kishte ndodhur gjatë vitit 2004-2007, pra pikërisht në kohën kur tërë procesi i privatizimit menaxhohej nga BE-ja. Përceptimi në Kosovën UNMIK-iane ishte se gjatë asaj kohe ishte i pafund numri i ndërkombëtarëve që ishin zhytur në afera korruptive gjatë privatizimit të aseteve të Kosovës dhe kurrë askush nuk u mor me këto raste. Rasti i privatizimit të Ferronikelit ishte vetëm maja e ajsbergut.
Qytetarët e Kosovës, të hutuar nga katrahurat e pafundta të UNMIK-ut dhe kombinimeve të mëpastajme, edhe sot e kanë të ngulitur në kokë percepsionin se korrupsioni nuk ka vend mes ndërkombëtarëve që punojnë në Kosovë dhe se korrupsioni vendin e ka vetëm te vendorët. Sigurisht që percepsioni është se vendorët janë të korruptuar, por hicc më pak nuk ishin ndërkombëtarët me afera të panumërta euro multimilionëshe.
Si ka mundësi që UNMIK-u asnjëherë nuk ndërtoi politika për privatizim dhe çështje pronësore?! A u bë qëllimshëm kjo apo jo?! Në interes të kujt ishte de-industrializimi i tërësishëm i Kosovës?! Në çdo vend të botës së pari bëhen politikat, legjislacioni për t’i dhënë orientim një fushe të caktuar, e pastaj konform legjislacionit themelohen strukturat zbatuese dhe mbikëqyrëse.
E UNMIK-u në Kosovë, s’u mor fare me politika e legjislacion, por direkt u fut në zbatim të projekteve të errëta të privatizimit të atyre aseteve që qytetarët e Kosovës me shumë mund e sakrifica i kishin ndërtuar dhe mirëmbajtur. Pra, themeloi Agjencinë e Mirëbesimit dhe Agjencinë e Pronave, të cilat patën efekte shkatërruese për ekonominë e vdekur të Kosovës. E për këtë shkatërrim afatgjatë të ekonomisë kosovare, pasojat e të së cilës do zgjasin me vite, askush nga UNMIK-u nuk u mbajt përgjegjës.
Qytetarët e Kosovës sot me të drejtë ankohen për mbylljen e gjithë atyre fabrikave në tërë Kosovën, kur pritjet ishin që UNMIK-u i stërfuqishëmpushtetshmërisht, për 9 vjet udhëheqje (1999-2008) do ta revitalizonte ekonominë e Kosovës. Mirëpo, misionet e Kombeve të Bashkuara gjithmonë kanë vepruar kështu, sa herë janë tërhequr nga zona të ndryshme në glob kanë qenë tërësisht të pasuksesëshëm dhe për këtë dështim të tyre fajin gjithmonë ua kanë hedhur vendorëve, pra tradita e keqe vazhdon.
Nëse Kosovës i kërkohet përgjegjësi, e cila në fakt edhe duhet kërkuar, atëherë përgjegjësia duhet kërkuar edhe te UNMIK-u dhe EULEX-i, sepse kjo do të tregonte se çdo e arritur dhe pa-arritur që ka ndodhur në Kosovë prej pas luftës e deri më sot është rezultat i një konglomerati të qeverisjeve vendore e ndërkombëtare duke bërë që shpesh askush për askushin të mos e dinte se çfarë bënte, ndërkohë që perspektiva për qytetarët e këtij vendi vazhdonte të mbahej peng.
E tani është shumë lehtë t’u lihet faji shqiptarëve për dështimet ekonomike të njëpasnjëshme të UNMIK-ut. E kur një punë niset keq, siç ishin politikat de-ekonomizuese të UNMIK-ut, atëherë është shumë e vështirë t’i kthesh gjërat në binarë. Ç’është e vërteta as politika e Kosovës nuk është se pati ndonjë vizion të qartë në këtë drejtim, prandaj edhe shkuan gjërat keq.
(Vazhdon)
Të tjera
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...
-
Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se ka laborator dro*ge në Leposaviq
Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin M.I, i cili dy...
-
Mbyllen vendvotimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të Veriut
Në Maqedoni të Veriut është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet presidenc...