Fokus

Presidenti do të shpenzoi 4 mijë euro në lapsa, fletore e usb

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 15 Tetor 2018

Lapsa, fletore, flamuj e usb janë vetëm disa nga gjërat me të cilat do të furnizohet zyra e Presidentit të Kosovës.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se këto e produkte të tjera janë përfshirë nën titullin “Furnizim për zyre, për nevojat e ZPRK-ës”, shkruan gazeta Infokus.

Në të njëjtin njoftim thuhet se shuma e ndarë për këtë furnizim është 3 mijë e 700 euro.

-Advertisement-

Në përshkrimin e kontratës thuhet se zyra e Presidentit do të furnizohet edhe me zarfa, doracak, orë, çanta.
Njëra nga kushtet e fitimit të këtij tenderi është edhe ofrimi i çmimit më të ulët.

Afati i fundit për aplikim është 22 tetor 2018/Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy