Zbulohen edhe më shumë prova për lidhjen e çuditshme midis sheqerit dhe Alzheimerit
Autori: Gazeta inFokus
09:12 | 07 February 2018
Personat me nivel të lartë të sheqerit në gjak përjetojnë rënie më të keqe kognitive afatgjatë sesa njerëzit e shëndetshëm, edhe nëse ata nuk janë teknikisht diabetikë të tipit 2, sugjeron hulumtimi i ri.
Gjetjet nuk janë lidhja e parë në mes diabetit dhe funksioneve të dëmtuara kognitive, por ato janë disa nga më të qartat deri më tani që tregojnë se sheqeri në gjak nuk është vetëm një shenjë e shëndetit tonë dietal – por është gjithashtu një parashikues indikues se si truri ynë mund ta përballet me plakjen, transmeton Koha.net.
“Gjetjet tona sugjerojnë se ndërhyrjet që e vonojnë shfaqjen e diabetit, si dhe strategjitë e menaxhimit të kontrollit të sheqerit në gjak, mund të ndihmojnë në zbutjen e progresit të rënies kognitive në afat të gjatë,” shpjegojnë studiuesit, të udhëhequr nga epidemiologu Wuxiang Xie nga Imperial College London.
Studiuesit i nxorën të dhënat e tyre nga English Longitudinal Study of Agening, një vlerësim i vazhdueshëm i shëndetit të një mostre përfaqësuese të popullsisë angleze të moshës 50 vjeç e më lart, i cili filloi në vitin 2002.
Për analizën e tij, ekipi i monitoroi 5,189 pjesëmarrës – 55 për qind femra, me një moshë mesatare prej 66 vjetësh – duke e vlerësuar nivelin e tyre të funksionit kognitiv midis viteve 2004-2005 dhe 2014-2015, duke përfshirë disa valë të studimit ELSA.
Përveç kësaj, studiuesit i monitoruan nivelet e pjesëmarrësve të HbA1c, të ashtuquajtur hemoglobina e glikuar, një masë kjo e kontrollit të sheqerit në gjak me kalimin e kohës.
Derisa të gjithë pjesëmarrësit e treguan një nivel të rënies kognitive gjatë monitorimit për shkak të plakjes, studiuesit zbuluan se ata që ishin me nivele më të larta të HbA1c e përjetuan një normë të ndjeshme të rënies, ndjekur nga testet që e masin njohjen e tyre, kujtesën dhe aftësitë të funksioneve ekzekutive.
Studimet e tjera e kanë treguar më parë këtë lloj të lidhjes midis diabetit dhe rënies kognitive të parë në çrregullimet si sëmundja Alzheimer – por kurrë më parë duke e përdorur HbA1c.
Është interesante, megjithatë, se gjetjet e reja shkojnë përtej vetëm rivendosjes së lidhjes midis diabetit dhe rënies kognitive – sepse trendi i HbA1c është vërejtur tek pjesëmarrësit pavarësisht nëse ata ishin teknikisht diabetikë.
Nivelet e HbA1c tek personat e shëndetshëm janë më të ulëta se 42 milimole për mol (mmol/mol, apo nën 6 për qind), ndërsa personat me diabet tregojnë parametra prej 48 mmol/mol ose më lart (6.5 për qind ose më lart).
Në mes, personat me gjendjen pararendëse paradiabet (me sheqer të lartë, por që nuk konsiderohen diabetikë) kanë parametra në mes 42-47 mmol/mol (6 deri 6.4 për qind).
Ajo që studiuesit kanë gjetur është se shkalla e lidhur e rënies kognitive nuk kufizohet vetëm tek ata që janë diabetikë, por në numra më të lartë të HbA1c në përgjithësi.
“Gjetjet tona e tregojnë një korrelacion linear mes niveleve qarkulluese të HbA1c dhe rënies kognitive, pavarësisht nga statusi diabetik”, shpjegojnë studiuesit.
Është shumë herët të dihet se cilat implikime dietetike janë për njerëzit që janë të shqetësuar për nivelin e sheqerit në gjak – mjafton të thuhet se është një arsye tjetër bindëse se pse ne të gjithë duhet të kujdesemi se çfarë hamë në mënyrë që ta parandalojmë zhvillimin e diabetit të tipit 2 – edhe pse edhe nëse e bëni këtë, disa zgjedhje të mençura mund t’ju ndihmojnë ta ndryshoni atë diagnozë.
“Një nga përparësitë e këtij studimi të madh është se ai i ka përcjellë njerëzit me kalimin e kohës për ta treguar një rënie më të shpejtë të kujtesës dhe të menduarit tek ata me kontroll më të dobët të sheqerit në gjak”, thotë zyrtari kryesor shkencor i Alzheimer’s Research UK, David Reynolds.
“Por kjo nuk hedh dritë në mekanizmat potencialë prapa kësaj rënieje”.
Derisa studiuesit vazhdojnë të eksplorojnë se çfarë mund të jenë këta mekanizma, po bëhet gjithnjë e më e qartë se asnjë prej nesh, diabetikë apo jo, nuk duhet të supozojë se dietat e larta me sheqer janë domosdo të padëmshme për trupin dhe mendjen, përcjell Koha.net.
“Vetëm për shkak se nuk keni diabet të tipit 2 kjo nuk do të thotë që mund të hani çdo gjë që doni”, tha për The Atlantic, epidemiologu Rosebud Roberts nga Klinika Mayo, i cili nuk ishte përfshirë në studim.
“Veçanërisht nëse nuk jeni aktiv. Ajo që e hamë është një faktor i madh në ruajtjen e kontrollit mbi fatin tonë”. Gjetjet u raportuan në Diabetologia.

T� tjera
-
Komisionet parlamentare të hënën me takime diplomatike dhe tri projektligje të rëndësishme
Komisionet parlamentare do të kenë një agjendë të ngjeshur të hënën e 23 nënt...
-
Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit
Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë ...
-
Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë
Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...
-
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza...
-
Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-A...
-
‘‘Ku është Qeveria?’’, Bajrami ndan pamje: Për herë të dytë po digjet deponia në Sferkë të Pejës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një posti...
-
FBI në alarm, dyshohet se hakerët kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale
FBI ka nisur hetimet për një shkelje të dyshuar të sigurisë në bazën e saj të...
-
Ja çfarë efekti të jashtëzakonshëm ka kjo vitaminë në shëndetin tuaj
Omega-3 ka rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit, veçanërisht te perso...
-
Pse Omega-3 është kaq e rëndësishme për shëndetin? Doktori tregon si të përfitoni më së miri prej saj
Përdorimi i vitaminave Omega 3 dhe suplementeve ushqimore mund të jetë i rënd...
-
Kurti: Banimi Social në Pejë drejt përfundimit, punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë e Gjilan
Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për projektin e banimit social në Pejë, ...
-
Eksperti amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale
Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, James Frinzi, ka deklaruar se S...
-
“Atëherë, sot e përjetë”, platforma “Liria ka emër” reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë
Platforma qytetare “Liria ka emër” ka reaguar pas përfundimit të vizitës katë...
































