Siguri

Gjendet arma me të cilën dyshohet se u vra Aulon Zeka

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 04 November 2017

Është gjetur arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi ndaj të miturit Aulon Zeka.
Policia njofton se prej kohës kur ka ndodhur vrasja e deri më sot arma ka kaluar tek pesë persona (dy nga ta të mitur).

“Prishtinë, 03.11.2017. Me datë 15.09.2017 në Rrugën Zagrebi në Prishtinë ka ndodhur rasti  “Vrasje e rëndë”, ku ishin arrestuar dy të dyshuar.  Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të gjendet edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Nga ajo kohë deri më sot arma ka kaluar tek pesë persona (dy nga ta të mitur)”, njofton Policia.

Sipas tyre, që të pestët janë intervistuar dhe me vendim te prokurorit që të gjithë lirohen në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera